• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRPLASJA TEK ASTIRI/ Policia: 26 të proceduar për sulmin me gurë dhe bomba molotov ndaj efektivëve
Home
Breaking News

PËRPLASJA TEK ASTIRI/ Policia: 26 të proceduar për sulmin me gurë dhe bomba molotov ndaj efektivëve

13 November, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Policia e Tiranës ka proceduar 26 persona për përplasen e ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit, aty ku IKMT nisi prishjen e banesave për ndërtimin e unazës së re.

Sipas policisë sot, në rrugën “Teodor Keko”, në afërsi të sheshit “Shqiponja”, Tiranë, rreth orës 06:00 të mëngjesit një grup personash, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me gurë, sende të forta dhe bomba molotov punonjësit e policisë si dhe punonjësit e policisë bashkiake, të cilët ishin dislokuar në këtë rrugë për të ushtruar detyrën në lidhje me zbatimin e planit të masës për shembjen e 33 objekteve që preken nga projekti i rrugës.

“Si pasojë e sulmit me gurë, sende të forta dhe bombave molotov mbetën të plagosur 5 punonjës Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe nga Patrullat e përgjithshme.

Gjithashtu, gjatë sulmit me gurë e sende të forta dhe bombave molotov, është dëmtuar 1 automjet i Policisë.

Në lidhje me ngjarjen, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 në përfundim të veprimeve hetimore, bazuar prova dhe pamje filmike të ditëve paraardhëse nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë bënë ndalimin për veprën penale “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë së rendit”, të shtetasit në kërkim Sh.S., 46 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjeëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike”, dhe “Shkatërrim prone” i 25 shtetasve, nga 22 deri në 73 vjeç.

Vijon puna hetimore nga ana e strukturave të policisë në bashkëpunim e Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin e personave të tjerë përgjegjës në lidhje me këtë ngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OFERTA E BUJSHME NGA KATARI/ 560 milionë euro për të blerë klubin e Napolit (FOTO)
Previous article "NGRITËN DORË NDAJ SHTETIT"/ Mazniku: Banorët e Astirit të yshtur nga politika

k.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT