• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SËMURET LINDITA/ “Milionerja” anëtare e Këshillit Kombëtar të PD. Shkoi në spital për t’i bërë qokën Bashës… (VIDEO)
Home
Politikë

SËMURET LINDITA/ “Milionerja” anëtare e Këshillit Kombëtar të PD. Shkoi në spital për t’i bërë qokën Bashës… (VIDEO)

12 November, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Përveç incidenteve ditën e sotme te zona e Astirit gjatë aksionit të IKMT-së kanë tërhequr vëmendjen momentet e dyshimta të lëvizjes së banorëve. Rasti konkret bën fjalë për njërën nga banoret, banesa e së cilës u prek nga projekti i Unazës së Re, Lindita Protoduari, e cila është edhe anëtare e këshillit kombëtar të PD-së.

Gruaja pas incidenteve që ndodhën në mëngjes rreth orës 06:00 (akuzon policinë për dhunë dhe hedhjen e gazit lotsjellës) vijoi që të protestonte deri në orën 10:00, kur dha edhe një prononcim për mediat duke deklaruar se ishte e pakënaqur me dëmshpërblimin prej 130 milionë lekë të vjetra (mbi 100 mijë euro) nga qeveria për shtëpinë. Këtë shumë ajo e cilësoi si tallje nga shteti.

Ndërkohë që gjendja e saj shëndetësore dukej mjaft e mirë, papritur sëmuret, në momentin që u lajmërua vizita e Lulzim Bashës në spitalin e Traumës për të vizituar të plagosurit, Lindita Protoduari la protestën dhe në 10:45 arriti në spitalin e Traumës.

Rreth orës 12:30 lideri demokrat shkon në spitalin e Traumës dhe mes banorëve që takon dhe interesohet për gjendjen e tyre është pikërisht edhe Lindita Protoduari. Një gjë e tillë faktohet nga pamjet që vetë zyra e shtypit të Partisë Demokratike shpërndau për mediat pas takimit të kryedemokratit te ‘Trauma’.

Lindita Protoduari i tregoi liderit demokrat tmerrin dhe dhunën që sipas saj kishin kaluar nga policia. “Thyen xhamat atje, po fluturonin nga tarracat e shtëpive, gratë, plakat nga 80-vjeçe qanin lebetitin, o Zot. 50 veta policia, cfarë do të bënim ne, aq ishim 250 banorë, të gjithë natën e kishim gdhirë” tha gruaja, ndërsa Basha e këshilloi ‘Bëhu më mirë se të tjerat…’.

Ndërkohë që si për ‘habi’, e dyta herë brenda ditës nga i njëjti person, Protoduari lë shtratin e spitalit të Traumës rreth orës 13:00, menjëherë pasi Lulzim Basha përfundoi vizitën. Lindita Protoduari doli nga ambientet e spitalit së bashku me Mahmut Imollari, të cilin ish-deputetja demokrate e shpalli të vdekur, por që fatmirësisht është shëndoshë e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.

 

Njoftimi ne faqen e PD-se, ku Lindita Protoduari eshte anetare e Keshillit Kombetar te PD-se

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JA ÇFARË JU NEVOJITET/ Fustanet e thurura janë trendi i fundit që do të plotësojnë dukjen tuaj këtë dimër
Previous article ZBULOJENI TANI/ Avokadoja e dobishme për shëndetin apo thjesht një mit?

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT