• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ERI ZEFIT NË MRDITË/ Letër-porosi në Kosovë për dy persona, dyshohet se paguan njeriun që shiti shokun dhe e nxori në…
Home
Breaking News

VRASJA E ERI ZEFIT NË MRDITË/ Letër-porosi në Kosovë për dy persona, dyshohet se paguan njeriun që shiti shokun dhe e nxori në…

12 November, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një letër porosi e dërguar në autoritet të drejtësisë kosovare pritet të hedhë dritë mbi hyrje-daljet e dy personave që dyshohet se kanë qëlluar mbi Eri Zefin me gjashtë plumba, duke e lënë të vdekur në vend në fshatin Zallë Xhuxhë të Mirditës. Letër-porosia është dërguar nga prokuroria e Lezhës e cila po drejton hetimin për rastin e vrasjes së Zefit, duke kërkuar nga pala kosovare të japë të dhëna për dy persona që kanë hyrë në territorin e Kosovës nga Shqipëria dhe më pas janë larguar nga Kosova në drejtim të Gjermanisë.

Bëhet fjalë për dy persona që i përkasin fisit Ndreca, mbi të cilët bien dyshimet kryesore si autorë të vrasjes së 36-vjeçarit Zefi. Është provuar se këta dy persona kanë dalë nga territori i Shqipërisë një ditë pas ngjarjes duke hyrë në Kosovë, por nuk dihet se kur janë larguar nga Kosova.

Njëherësh autoriteteve kosovare u është kërkuar të verifikojnë edhe për sa i përket transaksioneve bankare që këta persona mund të kenë kryer në drejtim të Shqipërisë dhe për llogari të personit tjetër tashmë të shpallur në kërkim Mikel Alia.

Gjatë hetimeve të kryera, ky i fundit është zbuluar se ka qenë bashkëpunëtori kryesor me dy persona të fisit Ndreca, dhe njeriu që ka nxjerrë në pritë Eri Zefin. Ky i fundit prej muajit shkurt 2019 kishte reduktuar lëvizjet e tij dhe frekuentimin e personave të ndryshëm, pasi i ruhej një gjakmarrje të mundshme. Kjo pasi, Eri Zefi është vëllai i Ndue Zefit, ky i fundit në shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tij 45-vjeçarin Martin Ndreca, pas një sherri banal. Si pasojë e kësaj vrasje, Eri Zefi, i druhej një hakmarrje të mundshme dhe për këtë ai kishte marrë kërcënime të njëpasnjëshme.

Por gjakësit e tij, nuk mund t’i afroheshin shumë pranë banesës me qëllim ekzekutimin e Zefit, pasi shumë shpejt do të binin në sy dhe do vinin veten e tyre në rrezik. Atëherë ata kanë filluar të venë në jetë një plan të sofistikuar duke përpunuar dhe paguar me euro shokun e ngushtë të Eri Zefit, Mikel Alia, me qëllim që ky i fundit ta nxirrte nga shtëpia Zefin dhe t’ia çonte në pritë dy qytësve, që ishin caktuar për të bërë vrasjen. Mendohet se për një shumë euro ende të papërcaktuar, Alia ka pranuar të shesë shokun e tij të ngushtë, duke e nxjerrë nga shtëpia, falë direktivave dhe skenarit që kishin bërë gjakësit.

Gjatë hetimit është provuar se Alia ka komunikuar në telefon dhe në mënyrë verbale me Eri Zefin, duke i kërkuar të bashkëpunojnë së bashku për të vjedhur në mesnatë një sasi të konsiderueshme hashashi në një territor malor, që ndodhet në fshatin Zallë Xhuxhë të Mirditës. Eri Zefi, ka pranuar ofertën e mikut të tij të fëmijërisë të cilit i besonte në mënyrë të verbër, dhe së bashku janë nisur të dy me makinë në vendin ku ishte caktuar për të vjedhur hashash,por në fakt ai ishte tereni i paracaktuar për tu bërë vrasja. Ata kanë udhëtuar në mesnatë në autostradën Durrës-Kukës, dhe sapo kanë mbërritur në fshatin Zalë Xhuxhë, kanë dalë nga rruga duke hyrë rreth 50 metra në një teren malor, ku Mikel Alia, pretendon se aty do vidhnin drogën.

Por në fakt ai teren ishte caktuar nga hasmit, për të ekzekutuar njëherë e mirë Eri Zefin, vëllain e Ndue Zefit, që momentalisht ndodhet në burg, për vrasjen e Martin Ndrecës. Sapo Alia dhe Zefi kanë dalë nga makina dhe ndodheshin mes errësirës, mes disa shkurreve janë shfaqur dy persona ende të paidentifikuar duke ushtruar dhunë barbare ndaj Zefit.  Më pas ata e kanë qëlluar me plot 6 plumba, katër në kokë dhe dy në gjoks duke e lënë të vdekur në vend.

Dy autorët së bashku me bashkëpunëtorin e tyre, mikun e Zefit janë larguar mes errësirës së dendur. Trupi i pajetë është gjendur nga fshatarët e zonës i mbuluar në gjak, të cilët kanë njoftuar policinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UNAZA E RE/ IKMT nis prishjen e banesave, banorët përplasen me policinë
Previous article ALMA LAMA/ A duhet të tremben shqiptarët nga i ashtuquajturi “minishengen”?

k.autor

Postime të ngjashme

NË KËRKIM PËR PASTRIM PARASH/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj Aktualitet

NË KËRKIM PËR PASTRIM PARASH/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike Aktualitet

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

REGULLORJA E RE E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit Aktualitet

REGULLORJA E RE E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT