• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Tatimet njoftim të rëndësishëm për biznesin/ Amnistria fiskale drejt fundit, falen 135 milionë euro. Ja si të përfitoni
Home
Ekonomi

Tatimet njoftim të rëndësishëm për biznesin/ Amnistria fiskale drejt fundit, falen 135 milionë euro. Ja si të përfitoni

23 December, 2017 Ina.Autor Ekonomi

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar përfundimin e 11 javëvë të aksionit antiinformalitet dhe si çdo javë ka dhënë informacionin e përditësuar lidhur me shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, ecurisë së procesit të faljes, rezultateve të kontrolleve të bizneseve etj.

Sipas tatimeve, ka vijuar procesi i fshirjes automatike i detyrimeve për periudhën përpara viteve 2010 dhe kompensimi me kredi si për periudhën përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014.

Si rezultat i këtij procesi shuma e detyrimit të falur ka arritur në 18.4 mld lekë (rreth 135 milionë euro) dhe përdorimi i kredisë për shlyerjen e detyrimeve në nivel principali është në vlerën 1.86 mld lekë. Gati 30 mijë tatimpagues kanë përfituar dhe ky proces vijon ende deri në fund të vitit.

Ka vijuar sensibilizimi për të mundësuar mbledhjen e detyrimeve të prapambetura, ku gjatë kësaj periudhe numri i subjekteve që kanë reaguar pozitivisht është 3,193 dhe vlera është 2.6 mld lekë.

Mbyllen 557 subjekte me shkelje

Strukturat e zbatimit kanë vijuar me verifikimet në territor. Tatimet njoftojnë se janë verifikuar 26,618 subjekte ku 20% e tyre kanë rezultuar me shkelje dhe janë penalizuar.

Janë futur në skemën e sigurimeve gjatë 11 javëve të para të aksionit 1003 punonjës që janë konstatuar të padeklaruar dhe janë mbylluar 557 subjekte të paregjistruar në organet tatimore dhe për shkelje të tjera për moslëshim kuponi për herë të dytë.

Janë regjistruar 5254 subjekte të reja.

Për 11 javët e para të fushatës është mundësuar përfundimi i 16,739 kontrolleve (kontrolleve nga zyra, vizita fiskale apo verifikime në terren). 1,567 subjekte kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore.

Kontrollet nga zyra përbejnë 69% të totalit.

Tatimet njoftuan edhe se Shërbimi i tatimpaguesit ka asistuar ballë për ballë 66,647 tatimpagues. 11,586 është numri i tatimpaguesve të kontaktuar për ligjin e faljeve.

Mbi 30 mijë tatimpagues janë kontaktuar për të nxitur vetëkorrigjimin.

Janë organizuar 86 takime me komunitetin e biznesit në territor.

Qëndra e thirrjeve ka vijuar të ofrojë shërbimet në numrin e vënë në dizpozicion për çdo problematikë dhe suport ndaj çdo tatimpaguesi duke asistuar rreth 17,487 telefonues si dhe përdorues të live chat.(monitor)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Atentati ndaj Çapjave/ E kujt ishte makina nga u qëllua me breshëri, targat…
Previous article Lazio mposht Crotonen, Ajeti humb derbin me Strakoshën

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT