Pasi nxorri të gjithë banorët e Tiranës nga shtëpitë, me një lajm të rremë, për parashikimin e tërmetit, Çim Peka nuk ka zënë mend nga ky megaskandal.
Dje në portalin e Çimit Syri.net, shkruante se: Kantautori Ardit Gjebrea do të paguhet 180 mijë euro për 3 këngë që zgjasin 8 minuta, në ceremoninë e hapjes së stadiumit “Air Albania“.
Titulli “bombastik” që vetëm Syri.net i Çimit di ti bëjë, thuhej se: Çmenduri/ Ardit Gjebrea, 180 mijë euro për këngën e inagurimit të stadiumit
Artikulli i Syri.net klikoni linkun:
Por për këtë lajm ka reaguar vetë kantaautori Ardit Gjebrea ku shkruan se: “Hajde, hajde, po e e gjetët këtë mo??? Mos e merrni në qafë pronarin tuaj me thashetheme se edhe njoh dhe mund të më telefononte dhe të shkruanit një lajm të saktë, për fat të keq është një gënjeshtër e madhe nga ato që për fat të keq nuk ndodhin.”
Postimi i kantautori Ardit Gjebrea:
/AlpeNews.al




