• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LUFTA” e presidentit Meta për të emëruar partneren e Enkelejd Alibejat anëtare të Gjykatës Kushtetuese
Home
Politikë

“LUFTA” e presidentit Meta për të emëruar partneren e Enkelejd Alibejat anëtare të Gjykatës Kushtetuese

9 November, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Presidenti Ilir Meta ka pezulluar përkohësisht procesin për zgjedhjen e anëtarit të dytë të Gjykatës Kushtetuese.

Në arsyetimin e tij, në letrën drejtuar Kuvendit dhe KED, Meta deklaron se ka hasur shkelje dhe parregullsi. Është e qartë se gjithë lufta nuk bëhet për ndonjë parregullsi të pretenduar nga ana e presidentit Meta, por gjithë kjo situatë është krijuar që Ilir Meta të emërojë partneren e Enkelejd Alibeajt, Marsida Xhaferllarin anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Marsida Xhaferllari ka qenë kryeisnpektore e KLD-së në kohën që ky institucion drejtohej nga Ilir Meta, por edhe nga Bujar Nishani.

Marsida Xhaferllari, e preferuara e presidentit Ilir Meta për tu emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuesë nga dokumentat e siguruara nuk plotëson kriteret për tu emëruar në këtë pozicion, sepse në të shkuarën asaj i janë konstatuar shumë shkelje.

Edhe në aspektin e njohjes së profesionit, madje ajo është më pak e pikëzuara nga KED, për vendin vakant të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese me 82.000 pikë.

Edhe në të shkuarën, më konkretisht në muajin shkurt të vitit 2015, ish-Presidenti, Alfred Moisiu, duke mos i treguar publikisht motivet që ishin informacion i klasifikuar, ka refuzuar të dekretojë Marsida Xhaferllarin si gjyqtare e Krimeve të Rënda, gjatë kohës që ishte president, edhe pse KLD e kishte emëruar.

Por gjërat ndryshuan pozitivisht për Marsida Xhaferllarin në kohën kur pushtetin e mori PD-ja, ku dhe u hap rruga e rritjes së saj në karrierë.

Nga vendimi i KED nr.126, datë 10.09.2019 për vlerësimin dhe pikëzimin e kandidaturës së Marsida Xhaferrllarit në vendin vakant për gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese rezulton se ka probleme me meritat morale, ku është vlerësuar me 18 pikë nga 30 pikë totali dhe me  Integritetin Etik dhe Moral, ku është vlerësuar me 11.714 pikë.

Po nga ky vendim shihet që Marsida Xhaferrllari ka probleme edhe me reputacionin që gëzon në shoqëri dhe midis kolegëe, pasi është votuar me 6 pikë nga KED.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Përse Lulzim Basha nuk padit lobistin Nick Muzin si “gënjeshtar”?
Previous article NDIZET ALARMI TEK PARTIZANI/ Esat Mala dhe Trashi me valixhe në duar, ja e ardhmja e tyre

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT