• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA “JULI I PASHAKOS” TEK DURIM BAMI/ “Të fortët” që kaluan në sitë për atentatin ndaj prokurorit
Home
Breaking News

NGA “JULI I PASHAKOS” TEK DURIM BAMI/ “Të fortët” që kaluan në sitë për atentatin ndaj prokurorit

9 November, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një javë nga atentati i bërë ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, i cili mbeti plagosur së bashku me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si Landi Muharremi apo me nofkën Rrumi, si dhe shoferi i tyre Andi Maloku i cili ndërroi jetë të enjten në Spitalin e Traumës, policia ka vijuar kontrollet thuajse në të gjithë vendin e kryesisht tek personat me precedentë të theksuar penale.

Në qendër të kontrolleve kanë qenë në disa qytete, si Elbasani, Durrësi, Fushë-Kruja, Shkodra, Lushnja e Vlora. Vetëm mbrëmjen e enjte, policia ushtroi kontroll në banesën e biznesmenit Julian Sulo, i njohur si “Juli i Pashakos”. Burimet sqaruan se ai nuk u gjet në shtëpi, e ndërsa dyshohet të jetë një nga bashkëpunëtorët e Redjan Rrajës, i vetmi i arrestuar deri më tani, si një nga autorët e dyshuar që ka qëlluar me armë ndaj prokurorit Ndoja e dy personave të tjerë.

Në sitën e policisë, mësohet se kanë rënë banesat e një sërë personash të njohur e me precedentë të theksuar kriminalë. Burime pranë grupit hetimor sqaruan se pak ditë më parë kontroll është kryer edhe në banesën e Durim Bamit, por as ai nuk është gjetur në banesë. Të njëjtat burime sqaruan se policia ka pasur informacion se Bami ndodhej jashtë territorit shqiptar, dhe se në vendin tonë është kthyer pak kohë para se të ndodhte atentati ndaj prokurorit.

“Kontrollet e policisë thuajse në të gjithë vendin po vijojnë. Kontrolle janë kryer edhe në banesat e personave që paraqesin rrezikshmëri të lartë, një pjesë e të cilëve dyshohet të jenë autorë e bashkëpunëtorë në atentatin e ndodhur më 1 Nëntor, si dhe po verifikohen lidhjet e tyre me të dyshuarit”, thanë burimet pranë policisë. Nga ana tjetër, policia dhe prokuroria janë në pritje të përgjigjes së Policisë Shkencore, jo vetëm për gjurmët e gjetura në mjetin tip Benz që u gjet i padjegur në Shkafanë të Ishmit, por edhe nëse në duart e Redjan Rrajës ka pasur ose jo gjurmë baruti.

Nga atentati i një jave më parë humbi jetën, Andi Maloku shoferi i Arjan Ndojës dhe u plagosën dy persona, vetë prokurori dhe i forti i Sukthit, Landi Muharremi është arrestuar Redjan Rraja. Organi i akuzës ka paraqitur si provë shenjat e gishtërinjve në syzet e gjetura në makinën e padjegur të autorëve. Rraja ka mohuar që të ketë lidhje me atentatin, por nuk ka shpjeguar dot se si janë gjetur gjurmët e gishtërinjve në makinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO TA DASHURONI/ Bluza e pambukut që i plotëson të gjitha kushtet për të qenë veshja e sezonit
Previous article SHKËLQEN TALENTI SHQIPTAR NË PREMIER/ Sulmuesi Broja nuk ka ndërmend të ndalet, shënon edhe ndaj Tottenham

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT