• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PS VOTON NË 16 NËNTOR/ Spiropali në takimin “TI ZGJEDH”: Kemi qëllim ndryshimin e vendit. Zgjodhëm rrugën e së vërtetës…
Home
Politikë

PS VOTON NË 16 NËNTOR/ Spiropali në takimin “TI ZGJEDH”: Kemi qëllim ndryshimin e vendit. Zgjodhëm rrugën e së vërtetës…

9 November, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Partia Socialiste prezantoi sot në Tiranë nën moton “Ti Zgjedh” kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 16 nëntorit për delegatë në Kongresin e kësa partie.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, deklaroi se PS i duhet një mandat i tretë në zgjedhjet e 2021, me Edi Ramën kryeministër, pasi sipas saj, kthimi mbrapa do të ishte fatal për Shqipërinë.

“Në janar presim të kemi një proces të jashtëzakonshëm me të gjithë prurjet e reja për të zgjedhur Asamblenë dhe strukturat drejtuese. Kjo është gjysma e punës që na duhet për mandatin tonë të tretë në 2021, me Edi Ramën kryeministër dhe PS si mazhorancë. Është i rëndësishëm ky mandat për të vazhduar rrugën tonë. Çdo kthim mbrapa do të ishte jo vetëm i dëmshëm, por fatal për Shqipërinë”, tha Spiropali.

Më tej, në fjalën e saj, ministrja u shpreh se PS zgjodhi rrugën e përballjes me të vërtetën, rrugën e transformimit. Sipas saj, Rilindja Urbane ka transformuar disa qytete, ku tashmë Tirana është qyteti më i mirë në rajon.

“Ne zgjodhëm rrugën e përballjes me të vërtetë, rrugën e transformimit të drejtësisë, rrugën e punës të luftës kundër informalitetit. Ne zgjodhëm të jemi një qeveri e përgjegjshme, jo për brezin që shkoi, po për brezat që do të vijnë dhe që duan një Shqipëri Evropiane. PS nuk e ka qëllim në vetvete pushtetin, por e ka mjet për të transformuar jetët e njerëzve, për të ndryshuar mendësitë, për të transformuar qytetet. Mjafton të hedhësh sytë në Tiranë, për të cilin mund të themi se është qyteti më i mirë në rajon.

Rilindja Urbane transformoi shumë nga qendrat tona, jo vetëm Tiranën, por edhe Kavajën, së shpejti edhe Kamzën, me kryebashkiakun e ri, një qendër ku njerëzit nxirreshin si turma për të ardhur në Tiranë e për të djegur kryeministrinë. Më 30 qershor ne nuk votuam vetëm për të zgjedhur kryebashkiakët, se ato do t’i zgjidhim edhe me PD përballë, por ne votuam për të thënë se Shqipëria është shtet dhe askush nuk mund ta marrë peng. Asnjë forcë e errët nuk mund të marrë peng procesin demokratik dhe të hedhë në erë të ardhmen, ndaj ndërkombëtarët na mbështetën. Është kjo arsyeja pse prej shtatorit ne kemi nisur procesin e jashtëzakonshëm të riorganizimit të PS në çdo qelizë”, u shpreh ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK E PRISNIM! Armina Mevlani dhe Jonida Maliqi martohen në të njëjtën ditë
Previous article "TI ZGJEDH"/ Partia socialiste zhvillon takimin për zgjedhjet e delegatëve të 16 nëntorit në Tiranë (LIVE)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT