• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBARDHET DOSJA E BASHËS PËR LOBIMIN/ Një amerikan i penduar do të tregojë të vërtetën për 650 mijë dollarët e fshehura nga PD
Home
Politikë

ZBARDHET DOSJA E BASHËS PËR LOBIMIN/ Një amerikan i penduar do të tregojë të vërtetën për 650 mijë dollarët e fshehura nga PD

9 November, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Hetimi financiar për lobimin prej 675 mijë dollarësh me kompaninë “Muzin Capitol Partners”, ka çuar në bankën e akuzës liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, ish-sekretarin e Përgjithshëm të PD Arben Ristani dhe financierin e kësaj force politike Ilir Dervishi.

Tre personat akuzohen për “Falsifikim të dokumenteve dhe formularëve”, pasi nuk kanë bërë deklarim prej 650 mijë dollarë të pasqyrave financiare të Partisë Demokratike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërsa janë pushuar hetimet për “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Pagesa totale prej 675 mijë dollarë e bërë për llogari të PD drejt kompanisë lobuese në SHBA, ka shërbyer për disa takime dhe foto me zyrtarë të lartë amerikanë. Duke fshehur nga deklarimi 650 mijë dollarë nga 675 mijë dollarë të paguar, sipas prokurorëve të Tiranës, tre zyrtarët e lartë të PD kanë bërë dhe evazion fiskal pasi nuk kanë paguar detyrimet që rrjedhin mbi të ardhurat financiare.

Shqiptraja.com ka zbardhur dosjen e prokurorisë, duke zbuluar që në hetimet mbi lombimin në SHBA nga PD-ja, ku dyshohet të jetë e përfshirë edhe një kompani e lidhur me Rusinë, ka një super-dëshmitar. Njeriu që rrezikon të rëndojë situatën penale të Lulzim Bashës, është biznesmeni amerikan Nikolas Muzin, pra pikërisht ai qe ka deklaruar në Thesarin e Shtetit amerikan shuma të paguar nga PD-ja, por që PD nuk e deklaroi në KQZ.

Nga korrespondenca e bërë me autoritet e ndjekjes penale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të bërë nga Prokuroria Tiranë, rezulton se amerikani Nikolas Muzin ka vendosur që të flasë për këtë çështje penale (lobimin e kryer)por ai do garanci për imunitet penal. Pra, ai do dëshmojë si një i penduar.

Autoritetet amerikane i kanë dhënë garanci se nuk do të ndiqet penalisht në Amerikë në rast se jep deklarime për të zbardhur ngjarjen. Prokurori Federal Amerikan ka komunikuar me Prokurorinë Tiranë ku përcjell kërkesën e Nikolas Muzin për të mos pasur përgjegjësi penale në Territorin e Republikës së Shqipërisë në këmbim të dhënies së dëshmisë së tij me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në këto kushte organet e ndjekjes penale të Republikës së Shqipërisë janë të interesuara për zbardhjen e plotë të ngjarjes duke mos u bërë pengesë për deklarimin e shtetasit amerikan Nikolas Muzin.

Vetëm duke “pushuar akuza për pastrim të produkteve të veprës penale mund t`i jepet garanci shtetasit Nikolas Muzin nga Prokuroria Tiranë që mund të flasë lirisht në lidhje me çështjen objekt hetimi pasi nuk ka përgjegjësi penale sipas ligjeve të shtetit shqiptar”-thotë në vendimin për dërgimin në gjyq të Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit. Prokuroria vijon se:”…për falsifikimin e formularëve, nuk mbahet përgjegjësi penale nga shtetasi amerikan Nikolas Muzin, pasi ajo hyn në veprat penale që shtetasit e huaj nuk mbajnë përgjegjësi…”.

Duke hequr akuzën për pastrim parash, Prokuroria po hap rrugën për të dëgjuar dëshminë e Nikolas Muzinit, I cili mund të shpjegojë shumë gjera rreth këtij skandali.

Çfarë origjine kanë realisht 500 mijë dollarët e regjistruara si pagesë nga PD-ja? Çfarë roli ka pasur kompania Binatta Trade, e lidhur me Rusinë, që  ka paguar 150 mijë dollar të tjera në emër të Partisë Demokratike? Dhe si shpjegohet pagesa e një shume kaq të lartë, kundër një operacioni lobimi, që në fund të fundit, ka qenë vetëm për organizimin e disa takimeve dhe disa fotove me zyrtarë amerikanë?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALTIN KETRO/ Pyetja së cilës Lulzim Basha duhet t’i japë përgjigje menjëherë
Previous article MUSTAFA NANO/ Për idiotët që më quajnë tradhtar e serbofil, dhe që kanë serbizuar shqipen

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT