Një kufomë është gjetur e mbytur në detin e Durrësit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se trupi i pa jetë është gjetur rreth 6 milje larg bregut të plazhit të Durrësit.
Kufoma është gjetur nga peshkarexha ‘Primo’ teksa kthehej nga gjuetia e peshkut. Pasi kanë pikasur kufomën personat që ishin në peshkarexhë e kanë marrë dhe e kanë nxjerrë në breg.
Ndërkohë që pritet të bëhet ekspertiza mjeko ligjore për të përcaktuar identitetin dhe shkaqet e vdekjes.