• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ushqimi në shkolla/ Sa do të paguajë çdo nxënës, si të përfitosh bursa dhe gjysmëbursa
Home
Sociale

Ushqimi në shkolla/ Sa do të paguajë çdo nxënës, si të përfitosh bursa dhe gjysmëbursa

23 December, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Nxënësit në shkollat apo gjimnazet që do të ofrojnë ushqimin në mensat apo konviktet e tyre, gjatë këtij viti shkollor do të duhet të paguajnë një kuotë mujore prej 6,655 lekësh. Në Shkollën e Mjeshtërisë Sportive dhe Arsimin Special, kjo kuotë është më e lartë, 7217 lekë në muaj.

Për të zbutur efektet financiare të familjeve të nxënësve, Këshilli i Ministrave ka vendosur të ofrojë 2900 bursa e gjysmëbursa, ku pjesa më e madhe (2100) i takojnë nxënësve të vitit të parë që ndjekin shkollat profesionale. Po ashtu, bursat do të ofrohen edhe me vendim të këshilleve bashkiakë, të cilat caktojnë vetë fondin dhe numrin e bursave.

Kategoritë që përfitojnë nga këto bursa ndahen sipas kriterit ekonomik, rezultateve të arritura në vitin shkollor pararendës, si edhe nxënës me status të veçantë. Ndërsa nxënëset vajza do të shihet me prioritet gjatë procesit të përzgjedhjes së bursantëve.

9-vjeçaret dhe shkollat e mesme

Mund të përfitojnë bursë brenda kuotave, të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar që vazhdojnë studimet 5 kilometra larg nga vendbanimi i tyre, si edhe ata nxënës që banojnë në zonat rurale, të cilët nuk kanë një shkollë 9-vjeçare brenda rrezes prej 5 kilometrash.

Po ashtu përfitojnë edhe nxënësit që kanë statusin e jetimit; që kanë humbur kujdestarinë prindërore; që kanë statusin e invalidit; që nuk shikojnë apo dëgjojnë; fëmijët e personave me statusin e invalidit që nuk kanë të ardhura të tjera përveç pensionit të invaliditetit; nxënësit e komuniteteve rom dhe egjiptian që ndjekin arsimin e mesëm profesional; nxënësit e identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore.

Vendimi parashikon që nga këto bursa mund të përfitojnë edhe fëmijët e punonjësve që kanë humbur jetën në krye të detyrës në institucione si Policia e Shtetit, Garda e Republikës, Shërbimi i kontrollit të Brendshëm, Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forcat e Armatosura, Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Policia e Burgjeve.

Arsimi profesional

Një përparësi të veçantë në marrjen e bursave i është dhënë nxënësve që ndjekin me kohë të plotë arsimin profesional. Kriteret për të përfituar në këto raste përfshijnë drejtimin mësimor dhe vendbanimin e përhershëm.

Drejtimet mësimore përfshijnë degët: bujqësi, veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji-miniera dhe shpim e shfrytëzim i vendburimeve të naftës dhe gazit.

Vendbanimi i përhershëm duhet të jenë në një nga zonat verilindore dhe juglindore të vendit: Dibër, Bulqizë, Mat, Kukës, Has, Tropojë, Pukë, Mirditë, Malësi e Madhe, Librazhd, Gramsh, Kolonjë, Përmet, Skrapar dhe Tepelenë.

Por për kriteret e mësipërme ekzistojnë kushtet për humbjen e të drejtës së përfitimit, kur nxënësit janë ndarë nga trungu familjar, kur familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private, apo kur shpallen ngelës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese.

Kushtet për dhënien e bursës

Sipas tabelave të mëposhtme, kualifikimi ose jo për bursa dhe gjysmëbursa do të bëhet në bazë të kushteve ekonomike të nxënësit. Për shembull, një nxënës nga një familje me 4 persona mund të përfitojë një bursë të plotë vetëm nëse të ardhurat mujore të familjes janë nën 12 mijë lekë të reja. Nga kjo shumë, deri në 17600 lekë të reja, nxënësi kualifikohet vetëm për gjysmëbursë, ku shteti ndan bashkë me familjen shpenzimet për ushqimin e nxënësve.

KUSHTET EKONOMIKE TË NXËNËSIT PËR DHËNIEN E BURSËS

 

Në tabelën e mëposhtme, tregohet edhe shuma e financimit nga prindërit dhe shtetit, në varësi të bursës së përfituar dhe arsimit të ndjekur. Përjashtim bën rasti i nxënësve me statusin e jetimit, të cilët do të financohen tërësisht nga shteti në masën 7217 lekë në muaj.

MASA E BURSËS PËR NXËNËSIT

Në mbështetje të kategorive të veçanta, shteti ka akorduar edhe kuota financiare të veshmbathjes, të cilat mund të përfitohen nga fëmijët e arsimit special dhe nxënësit romë e egjiptianë në masën 7 mijë lekë në vit, si edhe nga jetimët në masën 10 mijë lekë në vit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOKUMENT/ Ky është ligji që do ta shfuqizojë Gjykatën Speciale në Kosovë
Previous article Reformimi i Akademisë së Sigurisë/ Ministri i Brendshëm Xhafaj jep mesazhin e fortë

k.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT