• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Reformimi i Akademisë së Sigurisë/ Ministri i Brendshëm Xhafaj jep mesazhin e fortë
Home
Sociale

Reformimi i Akademisë së Sigurisë/ Ministri i Brendshëm Xhafaj jep mesazhin e fortë

23 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Reformimi i Akademisë së Sigurisë ka mbledhur në një tryezë zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Brendshme, të Arsimit, Drejtësisë, deputetë, pedagogë, përfaqësues të Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe ekspertë nga institucione të tjera. Palët ranë dakord për ngritjen e një grupi të përbashkët pune për të hartuar paketën ligjore me ndryshimet e propozuara. Kjo në funksion të shndërrimit të Akademisë në një institucion me status të veçantë.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi se për të pasur një Polici më të mirë, duhet të kemi një Akademi më cilësore. Ai tha se do të investohet shpejt jo vetëm në infrastrukturë, por do punohet për afrimin e pedagogëve më të mirë dhe për përmirësimin e programeve arsimore.

Një vëmendje të posaçme do të marrë shndërrimi i Akademisë në institucion lider të kërkimit shkencor në fushën e policimit dhe sigurisë.

‘’Ne kemi nevojë që këtu të kemi më të mirët, më të zotët dhe më të ndershmit që kemi në këtë fushë, përfshi edhe ata që ju quani trajner të trajnerëve që dëshironi të merrni për të trajnuar në Policinë e Shtetit. Sepse ai është shembulli që ndjekin studentët, dhe kjo është thelbësore për ne.

Këtu fillon dhe mbi këtë bazament ngrihet çdo lloj qasje dhe çdo lloj vizioni. Pres vetëm të shohë se cilat janë propozimet, qoftë për çështjen e pagave, qoftë për elementë të tjerë, që ligjet i lejojnë apo që ne mund t’i përshtasim për të thithur kapacitetet më të mira në fushën e kriminologjisë dhe drejtësisë penale, por edhe në fushën e sigurisë’, u shpreh ministri Xhafaj.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla tha se do të ndërrmeren hapa konkretë për reformimin e mëtejshëm të Akademisë së Sigurisë, që përfshin edhe studimet master.

“Gjëja e parë që besoj se duhet bërë, është ecja me statusin e veçantë të kësaj Akademie. Momenti tjetër që është shumë i rëndësishëm, ka të bëjë me akreditimin. Në momentin që përcaktojmë statusin, ne bëjmë riorganizimin konform statusit dhe ligjit të ri të Arsimit të Lartë, përcaktojmë tipologjinë e programeve të formimit të studimit duke u përafruar me standardet më të mira, që do të thotë kurikula dhe gjitha të tjerat. Ne ecim përpara me procesin e akreditimit’’, nënvizoi ministrja Nikolla.

Drejtori Bilbil Memaj, pasi paraqiti vizionin për reformimin e Akademisë së Sigurisë, ndër të tjera deklaroi se objektiv i këtij sistemi arsimor do të jetë formimi i specialistëve për të gjithë agjencitë ligjzbatuese në vend. Ai shtoi se objektiv kryesor është përafrimi i standarteve arsimore, me ato europiane.

‘’Është afërsisht 20,200. Afërsisht them, sepse është dinamik. Po 50% afërsisht, është Policia e Shtetit. Po ju them që pjesa tjetër e punonjësve të sigurisë publike nuk kanë shkollë deri tani dhe nuk kanë detyrim për të ardhur në Akademinë e Sigurisë. Kanë bërë kurse kualifikimi, por nuk kanë bërë shkollë.

Ne si Akademi Sigurie mendojmë që të gjithë institucionet e sigurisë publike, për vitin që vjen, duhet t’i nënshtrohen kalimit në shkollë bazik, apo formim profesional të vazhdueshëm dhe nuk duhet të vijohet me këto praktika. Pra të gjithë institucionet e sigurisë publike duhet të vijnë në akademi, të testohen dhe të seleksionohen për të mbajtur në punë ata që plotësojnë kriteret’’, propozoi Memaj.

Ministri i Brendshëm e vuri theksin gjithashtu tek forcimi i Qendrës Kërkimore Shkencore dhe shtoi se për rekrutimet, krahas aftësive fizike, thelbësor mbetet testi i integritetit.

“Në vlerësimin tim dhe e ndaj këtë me ju, thelbësore mbetetet formimi dhe testet e integritetit. Dhe besoj që duhet të biem dakord që në këto kurikulat dhe këto programe duhet të ketë më shumë formim dhe vlerësim për etikën profesionale, për vlerat humane të profesionit, që flasim gjithnjë e më pak dhe sidomos për qëndrueshmërinë morale. Po gjithashtu, duhet të mësohet që këtu në Akademi, për punën në ekip, Policia është një skuadër’’, tha ministri Xhafaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ushqimi në shkolla/ Sa do të paguajë çdo nxënës, si të përfitosh bursa dhe gjysmëbursa
Previous article Gjermania dhe Franca: Të respektohet armëpushimi në Ukrainë

Redaktor2

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT