• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LOBIMI RUS NË SHQIPËRI/ Lulzim Basha zyrtarisht i pandehur, në gjyq për fshehje të financimeve
Home
Politikë

LOBIMI RUS NË SHQIPËRI/ Lulzim Basha zyrtarisht i pandehur, në gjyq për fshehje të financimeve

8 November, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Merret i pandehur nga prokuroria e Tiranës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me financimet ruse në SHBA për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe e ka dëguar dosjen në gjykatë.

Report Tv mëson se akuza dhe marrja e tij i pandehur i është komunikuar një ditë më parë, përmes avokatit të tij Ivi Kaso, për veprën penale falsifikim dhe fshehje të financimeve.

Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017. Të pandehur janë marrë edhe ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, por edhe Ilir Dervishi, financier i PD-së.

Dokumenti i prokurorisë

“I pandehuri: Lulzim Basha, i biri i Xhelal dhe i Remzije, i ditëlindjes 12.06.1974, lindur dhe banues në Tiranë, pallati afër ish-Hotel Sheraton, me gjendje civile i martuar, me shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i pandehur, hetuar pa masë sigurimi, mbrojtur nga avokat Ivi Kaso, me numër license 3180. Akuzuar se ka kryer veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampava ose i formularëve” dhe të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar në nenet 190/3 dhe 2870ç/2 të Kodit Penal”-thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Lulzim Basha dëshmoi në 25 mars në prokurorinë e Tiranës për rreth një orë për lobimin në SHBA, ku u shpreh se as ai dhe asnjë drejtues tjetër i PD-së nuk kanë shkelur asnjë ligj.

Muaj më parë, prokuroria deklaronte se njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga “Biniatta Trade”. Por kush është kjo shoqëri?  “Biniatta Trade LP” rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belize, një shtet i Amerikës Qendrore i njohur si “parajsë fiskale”. “Biniatta Trade LP” është një partneritet i krijuar nga dy kompani: “Asverro Corp” dhe “Liminez Commerce”. Pronarët e vërtetë që qëndrojnë pas “Biniatta Trade LP” janë Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva, që të dyja shtetase ruse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''BASTARDOJNË IDETË E MIA''/ Adelina Ismajli gati të hedhë në gjyq këngëtaren shqiptare
Previous article SITUATË QESHARAKE NË LA LIGA/ Lojtari i ekipit spanjoll nuk mund të luajë pasi...

k.autor

Postime të ngjashme

U SHKARKUA NGA VELIAJ/ Reagon nënkryetari Sulaj, zbulon kandidaten e PS për bashkinë e Tiranës: Do ta mbështes në fushatë Politikë

U SHKARKUA NGA VELIAJ/ Reagon nënkryetari Sulaj, zbulon kandidaten e PS për bashkinë e Tiranës: Do ta mbështes në fushatë

EVIS SALA DHA DORËHEQJEN SI MINISTRE E SHËNDETËSISË/ Reagon Rama: Do vazhdojë të jetë... Breaking News

EVIS SALA DHA DORËHEQJEN SI MINISTRE E SHËNDETËSISË/ Reagon Rama: Do vazhdojë të jetë...

ÇFARË NDODHI? Erion Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj Politikë

ÇFARË NDODHI? Erion Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT