Në makinën me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit Arjan Ndoj në momentin që iu bë atentat u gjetën të paktën tre dosje hetimore.
Gazetari Spartak Koka tha në emisionin “Opinion” se tashmë është zyrtare, dosjet janë ato për të cilat është spekuluar prej disa ditësh.
Bëhet fjalë për fotokopjen e plotë të dosjes hetimore të prokurorit Afrim Shehu, që ka të bëjë me çështje pronash, akte të ndryshme që rezutojnë se janë vjedhur nga Prokuroria e Durrësit një vit më parë dhe dokumente dhe ekstrakte pronash të familjarëve të gjyqtarit të ndjerë Skerdilajd Konomi.
“Fotokopje e plotë e dosjes hetimore e prokurorit Afrim Shehut, akte të cilat u vodhën nga Prokuroria e Durrësit. Ka dokumenta të tjera të cilat lidhen me ekstrakte pronash, nga prona të familjarëve të gjyqtarit Konomi, harta, akte-ekspertimesh.
Dy alibitë që mund të ngre Ndoj, janë që mund të ketë dhënë konsulencë, vetë apo studio ligjore e bashkëshortes së tij. Dhe alibia tjetër është që prokurori mund të pretendojë që makina ka qenë bosh dhe i kanë futur persona të tjerë,” u shpreh gazetari Koka.


