• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJENDEN LEKËT E GRABITURA NË POSTËN E KRUJËS/ 3 autorët me mina me telekomandë, armë me silenciatorë dhe makina e targa të vjedhura
Home
Aktualitet
Kronikë

GJENDEN LEKËT E GRABITURA NË POSTËN E KRUJËS/ 3 autorët me mina me telekomandë, armë me silenciatorë dhe makina e targa të vjedhura

7 November, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Tre persona janë vënë në pranga për grabitjen e filialit të Postës Shqiptare në Fushë-Krujë, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë, në 03:00 të mëngjesit, një orar që çuditërisht korrespondoi me mungesën e energjisë elektrike në postë. Drejtori i Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu, në një konferencë për mediat këtë pasdite, tha se tre janë personat e arrestuar si autorë në kuadër të operacionit të koduar “Filiali”. Ata rezultojnë anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, që edhe më herët kanë kryer vjedhje të pronës me armë e dhunë në disa qytete, shkatërrim të pronës me eksploziv, vepra penale në fushën e krimeve ndaj personit, si dhe në fushën e narkotikëve.

Gazmir Saka, 32 vjeç, Andi Rexhepi, 30 vjeç dhe Mark Caka, 33 vjeç, të tre banues në Krujë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur kasafortën e filialit të postës shqiptare në Krujë, një shumë që sipas drejtorit të Postës Shqiptare, ishte 13 milionë lekë të rinj dhe 1500 euro. Policia kreu kontrolle në disa banesa në Krujë dhe në Sanxhak të Laçit, aty ku u gjetën një shumë e konsiderueshme parash, dhe dy makina të vjedhura, një Range Rover dhe një Benz 320, ku i fundit i përdorur nga autorët për realizimin e grabitjes. Banesa e tyre ishte kthyer në një strehë të armëve dhe municioneve të paligjshme, deri në mina me telekomandë.

“U sekuestruan tre armë zjarri me tre silenciatorë, konkretisht një pistoletë, një pushkë dhe një kallashnikov, municion luftarak, një minë me telekomandë me celular, disa targa automjetesh të vjedhura dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin”, tha drejtori i Policisë së Durrësit.

Paratë e vjedhura në postë, u gjetën në shtëpinë e një prej autoprëve, Gazmir Sakës, person me precedent kriminal në fushën e vjedhjes me armë të pronës dhe në fushën e narkotikëve.

Ndërkohë, Andi Rexhepi, i njohur me pseudonimin “Rrem Paturri” është  person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit e pronës dhe armëmbajtjes pa leje.

Andi Rexhepi

Hetimet e kryera zbuluan se të arrestuarit janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në Durrës dhe në Gjirin e Lalzit dhe grabitjeve me dhunë dhe armë në Kavajë, Durrës, Vorë, Kamzë, Laç e Mirditë. Konkretisht autorë të vjedhjes së Benz-it 320, të sekuestruar gjatë operacionit, autorë të vjedhjes së dy automjeteve Range Rover, njëri prej të cilëve u sekuestrua, si dhe vjedhjes së një supermarketi, vjedhje për të cilën autorët kanë përdorur Range Roveri-n e sekuestruar.

Ndërkohë, dy persona të tjerë ranë në pranga, për moskallëzim krimi Besnik Tafa,dhe A.L, roje në magazinën ku u gjetën mjetet dhe armët e përdorura për kryerjen e grabitjeve. Ndërkohë dje, u arrestua edhe Besnik Parruca ishte roja i postes. Roja i turnit deklaroi se nuk ka njoftuar uniformat blu pasi është kërcënuar nga autorët, madje e ka fshehur ngjarjen edhe kur është pyetur nga patrulla e policisë. Në kërkim është shpallur specialisti i sallës SHPSF, me inicialet S. T.

Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, vazhdon hetimin për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, të kryera nga ky grup i strukturuar kriminal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''TRENDI ALL BLACK''/ VIP-et shqiptare ju tregojnë si të dukeni ''CLASSY'' çdo moment të ditës (FOTO)
Previous article NGA IVAN RAKITIC TEK DIAZ/ Ja lista e dëshirave të Milan për merkaton e janarit...

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT