• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFORMA/ Gjiknuri: Jo më komisionerë nga partitë për zgjedhjet! Presim propozimet e PD
Home
Politikë

REFORMA/ Gjiknuri: Jo më komisionerë nga partitë për zgjedhjet! Presim propozimet e PD

7 November, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Bashkë-kryetari i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri në përfundim të mbledhjes së sotme deklaroi se ka ardhur koha që administrata zgjedhore të depolitizohet, pra komisionerët të mos emërohen më nga partitë politike. “Ka ardhur koha për një sistem të depolitizuar. Njerëzit do të marrin pjesë në trajnim më pas do të zgjidhen me short, procesi do të jetë revolucionuar, do të japë rezultate dhe përbën një risi. Sot u përqendruam nga skema e KQZ-së te njësitë e qendrave të votimit. Synimi ka qenë të ndahet administrimi zgjedhor, totalisht e shkëputur nga partitë dhe rregullat. Mbledhja tjetër do të zhvillohet javën tjetër, pasi deputetët kërkuan më shumë kohë për diskutime” tha ai.

Por cfarë do të ndodhë me propozimet e PD-së në komisionin paralel që ka ngritur, a do të të pranohen për t’u diskutuar?  “Ne presim cdo lloj propozimi nga PD-ja do të zhvillojmë edhe një seancë të hapur si javën e kaluar, PD-ja është pjesë integrale e këtij komisioni“.

Por cfarë do të ndodhte nëse PD-ja do të propozonte një depolitizim të pjesshëm pa prekur KQZ,  a do të ishte dakord PS-ja? “Paketa që diskutuam shoqërohet edhe me disa ndryshime të domosdoshme. Nëse do të bëhesh pjesë e shërbimit civil apo je, e ke të detyrueshme vajtjen në kursin e administrimit zgjedhor, nëse shkel procesin zgjedhor humbet vendin e punës, apo nuk kualifikohet për të qenë pjesë e aplikimeve. Kjo është certifikatë e domosdoshme, si arsimi i lartë për të aplikuar për nëpunës.

Nëse të bie shorti dhe ndaj teje ka masë humbet vendin në shërbimin civil. Këto kërkojnë rregullime të shërbimit civil. Po presim propozimet e PD-së, nëse do të zgjedhim një skemë miks për depolitizimin mbetet për t’u diskutuar jashtë dhe brenda komisionit. Kam një mandat parlamentar, do e përmbush, mbase do e shtyjmë afatin sërish. Nëse PD-ja do të jetë dakord që propozimet e saj të merren parasysh nga komisioni do të ishte një gjë e mirë. Mbledhjet janë të mbyllura se janë mbledhje pune, cdo kapitull që diskutojmë bëjmë edhe seanca dëgjimore. Vazhdimi i punës pa prezencën e medias ndihmon procesin” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LAJTHIT" SËRISH PRESIDENTI/ Meta fut në ngërç krijimin e Gjykatës Kushtetuese, refuzon të zgjedhë anëtarin e dytë
Previous article "JE BËRË E FIKSUAR, SI PSIKOPATE"/ Mbesa nuk i lë gjë pa thënë Luanës, dalin mesazhet mes tyre (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

SAGA E PËRGJAKSHME NË MIRËDITË/ 9 vite përplasje dhe viktima: nga Saimir Jaku te ekzekutimi i sotëm i Viktor Bardhit Aktualitet

SAGA E PËRGJAKSHME NË MIRËDITË/ 9 vite përplasje dhe viktima: nga Saimir Jaku te ekzekutimi i sotëm i Viktor Bardhit

DETAJET NGA ATENTATI NË MIRDITË/ Viktor Bardhi u qëllua me më shumë se 8 plumba, makina e autorëve u gjet në Rubik Aktualitet

DETAJET NGA ATENTATI NË MIRDITË/ Viktor Bardhi u qëllua me më shumë se 8 plumba, makina e autorëve u gjet në Rubik

VRASJA E VIKTOR BARDHIT/ Policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij Aktualitet

VRASJA E VIKTOR BARDHIT/ Policia zbardh detajet: U gjet i pajetë në makinën e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT