Pas tërmetit të rënë më 1 nëntor me magnitudë 5.2 ballë, të tjera lëkundje janë ndjerë në qytetin e Korçës. Gjatë natës janë shënuar të paktën tre lëkundje, ku më e fuqishmja ishte në orën 23:02 të mbrëmjes së djeshme. Kjo lëkundje ishte e shkallës 3.4 ballë dhe epiqendra ishte në fshatin Nikolicë të Korçës. vetëm 16 minuta më pas një tjetër lëkundje u ndje 17 km në Jug të Korçës. Ndërkohë edhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm sipas IGJEUM, rreth orës 03:41 Nikolica u lëkund sërish.
Korça këtë vit ka qenë një nga qytetet më problematik për sa i përket aktivitetit sizmik. Vetëm 6 ditë më parë një tërmet i fortë goditi zonën duke shkaktuar edhe dëme. Banorët u shprehën se tërmeti i rënë më 1 nëntor thelloi akoma më shumë bilancin e tërmetit që ra në fillim të verës që lamë pas.



