• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ PROKURORIT/ Pështyma, gjaku dhe urina e Rrajës dërgohen për analiza urgjente
Home
Breaking News

ATENTATI NDAJ PROKURORIT/ Pështyma, gjaku dhe urina e Rrajës dërgohen për analiza urgjente

6 November, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kampione pështyme, gjaku dhe urine të mara nga Redjan Rraja janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore pranë Ministrisë së Brendshme ku është kërkuar ekzaminimi dhe më pas krahasimi me pështymën që është gjetur në dy kapuçët e sekuestruar në makinën e sekuestruar nga Krimet e Rënda. Dy prokurorët Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj, kanë kërkuar në mënyrë urgjente që kësaj ekspertize ti jepet më tepër përparësi me qëllim nxjerrjen sa më shpejt të rezultatit. Njëherësh është kërkuar që dy automatikët, një pistoletë, 9 gëzhojave dhe një sërë sendesh të tjera të sekuestruara brenda në makinë, ti nënshtrohet një ekspertize të thelluar, për të parë nëse këto armë janë përdorur dhe në krime të tjerë apo jo.

Një burim pranë grupit të hetimit tha për “Shqiptarja.com” se veç dy gjurmëve të gishtave që janë gjetur në skeletin dhe xhamin e syzave të sekuestruara në makinë, janë gjetur dhe gjurmë të tjera gishti, të cilat momentalisht janë duke u ekzaminuar dhe krahasuar më gjurmët e gishtave të personave që shoqërohen në polici si të dyshuar në këtë vrasje. Dyshimet flasim se ekzekutimi i mbetur në tentativë është kryer nga një skuadër e përbërë nga pesë persona, ku dyshimet flasin se janë nga Lushnja, Nikla dhe Shkodra. Policia dhe prokuroria e Krimeve të Rënda, nuk japin detaje për këtë krim të rëndë, për shkak të qëllimit të zbardhjes së plotë të dinamikës së këtij krimi. Momentalisht në qeli ndodhet vetëm Redjan Rraja,i cili nuk ka pranuar akuzën e ngritur nga prokuroria. Në deklarimet paraprake që i janë marë Rrajës ai ka treguar se ditën e ngjarjes, pra në 1 nëntor 2019 ka qënë në Tiranë dhe në zonën e Niklës, aty ku ka dhe banesën. Në mënyrë kategorike ai e ka përjashtuar veten e tij nga kjo ngjarje, duke thënë se nuk kishte hipur në asnjë moment dhe asnjëherë në automjetin që ishte sekuestruar nga prokuroria, fill pas atentatit ndaj Arjan Ndojës, Landi Muharremin dhe shoferit të Ndojës Andi Maloku.

Ndër të tjera Rraja ka shtuar se nuk ka asnjë njohje me tre personat e mbetur të plagosur dhe nuk kishte pasur ndonjëherë mundësinë ti takonte këta persona. Gjithashtu Rraja, ka mohuar njohjen me pronarin e vërtetë të makinës, e cila ishte vjedhur në Tiranë. Njëkohësisht Rraja ka mohuar se syzet e sekuestruara në makinë ishin përdorur prej tij. Megjithëse ka mohuar gjithçka, vetë Rraja nuk ka qënë në gjëndje të japë një shpjegim pyetjes së prokurorëve se në çfarë rrethanash janë gjetur gjurmët e gishtave të tij brenda në makinë. Ai është shprehur shkurtimisht se:“…nuk e dinte se si…?”. Pavarësisht kësaj situate gjykata e Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e “arrestit në burg”. Ndërkohë pritet që ai të rimeret në pyetje, për detaje të tjera që mund të dalin gjatë hetimit. Në momentin e arrestimin në zonën kufitare në Shkodër, Rraja ishte duke u larguar nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi, ndërkohë që nuk i është gjetur asnjë send i paligjshëm me vete.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO VINTE NGA BELGJIKA NË RINAS/ Si u kap 30 vjeçari i kërkuar për...
Previous article ASKUSH SI RODRIGO/ Talenti i Real Madrid hyn në histori me rekordin e tij

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT