
Ndërkohë Top Channel ka mësuar nga burime të besueshme fakte të reja që mund të jenë detajet e një piste të re hetimi te cilat kane lidhje edhe me dhunimin e biznesmenit libanez që do të ndërtonte një kompleks turistik në zonën bregdetare të Durrësit. Ai e la në mes projektin për shkak se u dhunua barbarisht në rruge nga disa persona, një prej të cilëve ishte i dyshuari me emrin Rrumi.
Sipas të dhënave ka një lidhje mes këtyre ngjarjeve, prokurorit Ndoja dhe personit që ishte me të në automjet dhe që u plagos. Në kohën kur libanezi morri një tokë nga shteti për të bërë investim, bashkëshortja e prokurorit Arjan Ndoja ishte avokate e një personi që pretendonte pronësinë e tokës.
Ai ka mundur ta fitojë gjyqin përballë biznesmenit libanez por më pas tokën ja ka shitur Rrumit. Kjo është skema tipike kur personazhe me të kaluar të errët për shkak të lidhjeve të tyre me njerëz të drejtësisë, marrin përsipër nga persona të ndryshëm çështje që lidhen me pronësinë e tokave e në fund, ata bëhen përfituesit e vetëm.
Top Channel


