Një vrasje me armë sapo ka ndodhur në fshatin Sume të Dukagjinit. Viktimë e plumbave me armë zjarri mbeti Gjergj Krygja. Ai është qëlluar pranë banesës së tij në fshat.
Policia e njoftuar për ngjarjen është nisur drejt zonës se krimit, dhe pritet që nga provat e para dhe hetimet të zbulohen motivet e vrasjes dhe autori apo autorët e dyshuar.


