• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LAJM I MIRË/ Buta Biberaj, TROPOJANIA që sot i fitoi zgjedhjet për prokurore në SHBA
Home
Breaking News

LAJM I MIRË/ Buta Biberaj, TROPOJANIA që sot i fitoi zgjedhjet për prokurore në SHBA

6 November, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Demokratja Buta Biberaj i fitoi zgjedhjet për postin e prokurorit në prefektuaren Loudon, Virginia.
Në garë ishin Buta Biberaj e cila fitoi 52,303 vota (49.5%), ndërsa kundër kandidates Nicole Wittmann e cila mori 50,218 (47.5%).
Democratic commonwealth’s attorney candidate Buta Biberaj appears to have beaten Republican Nicole Wittmann, claiming 52,303 votes (49.5%) to Wittman’s 50,218 (47.5%) with 97 percent of precincts reporting.

Bude (Buta) Biberaj. Budja i përket familjes së mirënjohur patriotike dhe anti-komuniste shqiptaro-amerikane Biberaj nga Tropoja.   Budja është një prej 8 fëmijve të Hysen e Aishe Biberaj, një familje e ngushtë dhe e madhe, të cilës ajo i përket me 19-nipa e mbesa dhe me 16-stërnipa dhe stërmbesa, pasardhës të brezave të kaluar të familjes Biberaj.  Familja Biberaj me banim në qarqet administrative Fairfax dhe Loudon të shtetit Virxhinia, afër Washingtonit është e njohur tanimë për gjurmët pozitive dhe arritjet e shumta të anëtarëve të saj në fusha të ndryshme, jo vetëm në komunitetin shqiptaro-amerikan por edhe në jetën e përditshme amerikane, në përgjithësi, sidomos në fushën e biznesit, politikës, gazetarisë dhe tani edhe drejtësisë.   E rritur dhe e edukuar në një frymë familjare përgjegjësie për vetveten dhe për të ndihmuar të tjerët në nevojë, të shtypurit dhe të anashkaluarit e shoqërisë — Budja ka zgjedhur profesionin e avokates dhe gjyqtares, pra drejtësinë të cilës Budja ia ka kushtuar gjithë jetën dhe veprimtarinë e saj, fushën në të cilën ajo shpreson dhe është e gatëshme të kontribojë edhe më shumë në vitet e ardhëshme, duke shpresuar në fitoren e saj javën që vjen.

Shumë e njohur si avokate dhe gjyqtare – me një përvojë prej më shumë se 25-vitesh — në zonën e shtetit Virginia ku jeton, ajo ka vendosur që të kandidojë si anëtare e Partisë Demokrate Amerikane për Kryeprokurore e qarkut ose zonës administrative Loudon, në zgjedhjet që do të zhvillohen atje javën që vjen.   Bude Biberaj, për disa muaj tani, ka zhvilluar një fushatë mbresëlënse për këtë post, duke siguruar edhe mbështetjen e gazetës së famëshme të kryeqyteti amerikan, The Washington Post dhe përkrahjen e shumë personaliteteve të politikës dhe drejtësisë amerikane, përfshir edhe ish-Prokurorin e Përgjithëshëm të Shteteve të Bashkuara, në administratën e Presidentit Obama, Eric Holder.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A DO TRANSFEROHET MBAPPE NË MADRID? Zidane befason me këtë deklaratë: Ëndrra e tij është Reali...
Previous article "NUK TREMBEM!" Arjan Ndoji flet nga spitali: Drejtësia të zbardhë ngjarjen

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ “Ishte një kurth për mua!" Si ndodhi përplasja te hoteli në Orikum, mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes biznesmenëve Muça e Bedinaj Aktualitet

DETAJET/ “Ishte një kurth për mua!" Si ndodhi përplasja te hoteli në Orikum, mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes biznesmenëve Muça e Bedinaj

HYN NË FUQI VENDIMI/ Nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt Aktualitet

HYN NË FUQI VENDIMI/ Nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt

"5 MILIONË EURO OSE LARGOHU..."/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit Vasil Bedinaj, çfarë deklaroi në Polici Aktualitet

"5 MILIONË EURO OSE LARGOHU..."/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit Vasil Bedinaj, çfarë deklaroi në Polici

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT