Pasi i shpëtoi atentatit me armë zjarri, që iu be fundjavën e shkuar, prokurori Arjan Ndoj thote se nuk i trembet askujt. Nga reparti i ortopedise ne spitalin e Durresit ku vijon te kurohet, prokurori bisedoi me gazetaren e New24, Klodjana Haxhiaj, dhe tha se ua ka lene organeve te drejtesise te zbardhin ngjarjen.
Pavaresisht kesaj, Ndoj eshte i bindur se atentati i eshte bere per shkak te detyres se tij si Prokuror, por nuk zbardh te tjera detaje per çeshtje apo dosje konkrete.
“Ua kam lënë në dorë organeve të drejtësisë ta zbardhin ngjarjen. Unë nuk i trembem askujt, pasi nuk i kam borxhe askujt. Mediat kanë trilluar shumë histori për mua. Kam investuar 20 vite në punën time. Do flas në një moment tjetë për të gjithe ngjarjen, e cila ka ndodhur për shkak të Arjanit prokuror”, shprehet prokurori Ndoji për “News24”.
Si pasoje e plumbave te atentatit te 1 nentorit prane mbikalimit te Shkozetit mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj, miku i tij qe po ashtu ndodhej ne automjet se bashku me te Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si i forti i Sukthit si dhe shoferi personal i Prokurorit Andi Maloku. 72 orë pas atentatit policia ndaloi autorin e pare te dyshuar 34 vjeçarin Redjan Rraja kushëri i deputetit socialist Rrahman Rraja.


