Ai është 34 vjeçari nga Nikla e Krujës, Redjan Rraja, nipi i deputetit të PS, Rahman Rraja.
Mësohet se Redjan Rraja është arrestuar teksa ishte duke u larguar në drejtim të Malit te Zi.
Policia dhe prokuroria kanë kërkuar arrestimin për shkak se kanë zbuluar gjurmët e ADN-së së tij në makinën që u gjet e braktisur në zonën e Shkafanës dhe që dyshohet se mund të ketë lidhje me atentatin e Shkozetit.
“Provat e sekuestruara po i nënshtrohen një analize të hollësishme nga grupi hetimor dhe një pjesë e tyre u dërguan në Laboratorin Shkencor për ekzaminim të mëtejshëm.
Nga tërësia e provave të sekuestruara dhe bazuar në dyshimet e arsyeshme, u bë ekzekutimi i urdhër- ndalimit të lëshuar nga Prokurori i Krimeve të Rënda për shtetasin R. Rr, 34 vjeç, lindur e banues në fshatin Nikël, Fushë- Krujë, i dyshuar si një nga autorët e mundshëm të plagosjes me armë të prokurorit dhe dy shtetasve të tjerë”, u tha në njoftimin e policisë.


