• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI/ Arjan Ndoja: Unë nuk i trembem askujt, ja pse mbaja në makinë dosjet e vjedhura dhe të Konomit
Home
Breaking News

ATENTATI/ Arjan Ndoja: Unë nuk i trembem askujt, ja pse mbaja në makinë dosjet e vjedhura dhe të Konomit

5 November, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arjan Ndoji pohon se ai nuk është ndjerë në asnjë çast i kërcënuar me jetë, deri në momentin që emri i tij është lakuar në media.

Me krah të lidhur dhe me shenja ende të dukshme në trup dhe fytyrë, prokurori i Durrësit qëndron nën survejimin e mjekëve në repartin e Ortopedisë në Durrës.

Jashtë dhomës së tij qëndrojnë dy efektivë policie dhe shumë familjarë.

Në një takim të shkurtër me të, ku ishte e pamundur të filmohej, Arjan Ndoji tha për A2 se në bagazhin e makinës së tij ndodheshin disa shkresa, dokumente dhe fotokopje të dosjeve për të cilat ai ka ofruar konsulencë ligjore.

“Unë prej kohësh drejtoj një studio ligjore, ku ofroj dhe konsulencë ligjore për çështje të ndryshme.

Ndër to janë disa çështje që lidhen me pronat, por edhe çështje penale për të cilat unë jam njohës dhe sugjerues.

Shpresoj që Prokuroria të tregohet objektive në hetim, pasi këto janë gjëra të ditura dhe unë nuk kam shkelur asnjë ligj apo të drejtë”, tha Ndoji.

I vënë nën akuza për bashkëpunim me grupe kriminale, Arjan Ndoji tha se kurrë nuk ka shpërdoruar detyrën dhe në asnjë rast nuk i ka shërbyer askujt për të përfituar:

“Nuk jam ndjerë asnjëherë i kërcënuar, ndryshe do të kisha marrë masa të mbrohem. Çdo gjë kisha pritur, vetëm këtë jo.

Kisha menduar që mund të më çonin në prokurori, duke më ngritur akuza, por jo deri tek arma.

Unë nuk i trembem askujt. Asgjë nuk kam bërë në kundërshtim me ligjin dhe nuk jam shoqëruar kurrë me kriminelë”.

Ndoja do të qëndrojë edhe për disa ditë në regjim spitalor. Ai ka dhënë dëshminë e tij, por grupi i prokurorëve tha se pas verifikimit të dokumentave që janë gjendur në makinën e tij do të ribëjnë një tjetër seancë pyetjesh për të verifikuar nëse në këtë rast prokurori Ndoja ka shpërdoruar detyrën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E KANË BËRË ME FJALË/ Beatrixi dhe Anxhelina sapo bënë XING me këtë detaj në veshje (FOTO)
Previous article CHAMPIONS/ Ndalet Barcelona në “Camp Nou”, barazim historik për çekët

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT