• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIGJI PËR RININË/ Shahini qartëson: “Ligji plotësisht i konsultuar! Të tjera ligje e politika rregullojnë punësimin e të rinjve dhe…
Home
Politikë

LIGJI PËR RININË/ Shahini qartëson: “Ligji plotësisht i konsultuar! Të tjera ligje e politika rregullojnë punësimin e të rinjve dhe…

5 November, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Në një postim në rrjetin e saj “Facebook”, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini ka qartësuar edhe njëherë se çfarë sjell “Ligji për Rininë”, duke hedhur poshtë edhe keq-informimet e përcjella që nga dita e djeshme.

Ajo thekson se për herë të parë, “Ligji për Rininë” mundëson financimin publik të organizatave rinore dhe për të rinjtë me të vetmin qëllim që të stimulohet aktivizmi rinor, vetë-organizimi dhe angazhimi rinor në të gjithë Shqipërinë. “Gjithashtu, ‘Ligji për Rininë’ obligon institucionet qeverisëse të përfshijnë të rinjtë në vendimmarrje”, shprehet ajo.  Sipas Ministres Shahini, të dy këta elementë të domosdoshëm për fuqizimin e të rinjve kanë qenë kërkesë e hershme e OJF-ve rinore, ndërsa thekson se prej kohësh janë realizuar konsultime me të rinj dhe OJF në të gjithë vendin:

“Në vitin 2017-të një draft i parë i ligjit është hartuar nga MASR së bashku me OJF-të dhe e mbështetur nga ekspertë të UNFPA-së. Në vitin 2018-të është konsultuar me mijëra të rinj në të gjithë Shqipërinë dhe me OJF-të. Në 2019-tën ka kaluar nëpër ministritë përkatëse, është diskutuar në komisionet përkatëse, është redaktuar për të përfshirë komentet shtesë të OJF-ve dhe dje kaloi në parlament. Si mund të thuhet që ligji paska kaluar shpejt dhe pa u konsultuar???”, shprehet ajo.  Ministrja Shahini qartëson se janë të tjera ligje e politika që rregullojnë punësimin e të rinjve dhe arsimimin formal:

“Po lexoj gjithëçfarë reagimesh opozitare nëpër portale, të cilat janë në rastin më të mirë të keq-informuara. Të qartësojmë diçka: ligji nuk ka për qëllim adresimin e punësimit të të rinjve dhe as arsimimin formal, pasi këto fusha rregullohen me ligje e politika të tjera (Ligji për Nxitjen e Punësimit; Ligji për Arsimin e Lartë; Ligji për Arsimin Parauniversitar; Pakti për Universitetin; portali i punësimit të studentëve në administratë:

punëtëmbarë.al etj.)”, shprehet ajo teksa shton në fund se:  “Ky ligj siguron përfaqësim në vendimmarrje dhe financim publik të nismave rinore. Ky është një hap pozitiv për fuqizimin e të rinjve dhe afrimit të tyre një hap më afër bashkëmoshatarëve në BE. Sa për krahasim, gjysma e të rinjve në BE janë anëtarë të organizatave rinore dhe gati po aq angazhohen vullnetarisht për të mirën e komunitetit ku jetojnë apo mësojnë. Këto synojmë për të rinjtë shqiptarë gjithashtu!”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH E PABESUESHMJA/ Legjenda braziliane sponsorizon transferimin e Neymar tek...
Previous article "LOS BLANCOS" OFROI 300 MILIONË EURO PËR MBAPPE/ Kampionët francezë befasojnë me vendimin e fundit

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT