• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI/ Bahkia e Tiranës: Rindërtohet shtëpia e dëmtuar rëndë në Farkë e Sefer Poçit
Home
Sociale

TËRMETI/ Bahkia e Tiranës: Rindërtohet shtëpia e dëmtuar rëndë në Farkë e Sefer Poçit

5 November, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Shtëpia e Sefer Poçit në Farkë u dëmtua rëndë nga tërmeti i 21 shtatorit dhe nga ajo ditë u bë e pabanueshme. Por, falë angazhimit të Bashkisë së Tiranës dhe donatorëve, që iu përgjigjën thirrjes së kryebashkiakut Erion Veliaj, mbi themelet e saj po ndërtohet një shtëpi e re, më e madhe dhe më e fortë. Kreu i Bashkisë së Tiranës inspektoi ecurinë e punimeve dhe i premtoi familjes Poçi se do të rikthehet shumë shpejt për të festuar ndërtimin e shtëpisë së re.

“Kjo është shtëpia e Seferit, të cilën po e bëjmë nga e para. Herën e parë u takuam për hall, herën e dytë për punë, herën e tretë do takohemi për qejf se do hyjmë në shtëpinë e re, jo vetëm këtu, por në mbi 40 shtëpi të tjera në gjithë Tiranën. Është kënaqësi e jashtëzakonshme të shohësh sesi në vetëm pak javë nga tërmeti kemi nisur nga puna për rindërtimin e shtëpive. Bashkë me deputetët, administratorët dhe kompanitë private që na kanë ndihmuar, duke adoptuar nga një shtëpi secila, po punojmë në mbi 40 kantiere në Tiranë, ku shtëpitë më të vuajtura jemi duke i bërë nga e para”, tha Veliaj.

Ai shprehu mirënjohjen për komunitetin e biznesit, që iu përgjigj thirrjes për ndihmë, dhe në një kohë fare të shkurtër nisën punën për rindërtimin e shtëpive. “E kuptoj që bashkia, qarku, qeveria mund të ndihmojë me pagesat për dëme të vogla, që secili me atë pagesë t’i rregullojë vetë dëmtimet, por kur shtëpia është rrënuar totalisht, na u duk ide më e mirë dhe solidaritet më i madh që ta bënim nga e para. Kryeministri na ka dhënë një avantazh të jashtëzakonshëm me VKM, e cila lehtëson lejet për ata që do i bëjnë këto punë vetë. Po ashtu, edhe solidariteti i pamunguar nga komuniteti i biznesit, të cilët kanë adoptuar nga një shtëpi dhe po bëjnë më të mirë se ç’ka qenë, me kushte shumë herë më dinjitoze, që do i rezistojë edhe 100 viteve të tjera të shekullit të dytë të Tiranës”, shtoi kryebashkiaku.

Veliaj shtoi se kompanitë e ndërtimit do vijojnë punën me të njëjtin ritëm për t’u siguruar që të gjitha shtëpitë e rrënuara të jenë gati për festat e fundvitit. “Do të ecim shpejt me punimet dhe brenda festave të Çlirimit të fusim një pjesë të familjeve dhe brenda Vitit të Ri pjesën tjetër, për të dalë faqebardhë dhe treguar se qytetet nuk duken kur u ndodh vakia dhe fatkeqësia, por duken sesi ngrihen dhe si reagojnë pas këtyre fatkeqësive. Tirana ia doli, nuk u panikos ditët e tërmetit dhe arriti që të ringrihet në këmbë në kohë rekord. Kjo na bën krenarë, por më e mira është përpara”, tha ai.

Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës ka ecur me procesin e vlerësimit të dëmit dhe dëmshpërblimit të banesave apo godinave të tjera që u prekën më lehtë nga tërmeti.

Deputeti i PS, Arben Pëllumbi falenderoi Bashkinë e Tiranës për reagimin e menjëhershëm pas tërmetit, si dhe për ndihmën konkrete që ka dhënë për t’i siguruar shtëpi të reja të gjitha familjeve të prekura. “Mjafton të shohim si ishte shtëpia, si është sot dhe si do të jetë për festat e nëntorit. Në emër të të gjithë banorëve të Farkës, Pezës, Ndroqit, ku kudo po punohet për shtëpitë e dëmtuara dhe rrënuara, falenderoj Bashkinë e Tiranës për reagimin e shpejtë. Ne nuk e kemi në dorë fatkqësinë, kur ajo ndodh, por kemi në dorë mënyrën si të reagojmë ndaj saj dhe kjo pamje tregon si po reagojmë, si po reagon Bashkia”, tha Pëllumbi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKON PËRFORCIME PAS DËMTIMEVE/ Kampionët e Francës synojnë të marrin në janar mbrojtësin e Juventus...
Previous article U PËRFOL PËR LIDHJE ME FLORI MUMAJESIN/ Moderatorja e njohur i surprizon të gjithë kur e pyesin për statusin

k.autor

Postime të ngjashme

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar Aktualitet

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT