• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JU KRIS SHPIJA NGA TËRMETI”/ Basha, me qira në vilën e ish-drejtoreshës së tij (FOTO)
Home
Politikë

“JU KRIS SHPIJA NGA TËRMETI”/ Basha, me qira në vilën e ish-drejtoreshës së tij (FOTO)

5 November, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Lulzim Basha është kthyer në qendër të vemendjes mediatike pas zhvendosjes në kompleksin e vilave “Long Hill” në periferi të Tiranës. Kryetari i PD nuk jeton më në apartamentin e tij në katin e 12-të të kullave afër stadiumit “Arena Kombëtare”, pasi sipas një njoftimi nga selia blu, shtëpia e Bashës është dëmtuar nga tërmeti, gjë që është mohuar nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet shtetërore.

Kompleksi super luksoz, ku po jeton aktulisht Lulzim Basha, është ndërtuar nga biznesmeni Agron Papuli, që është akuzuar vazhdimisht nga PD-ja si oligark pranë Ramës.

Basha, me qira në vilën e ish-drejtoreshës së tij

Gazeta SHQIP ka investiguar më tej rreth këtij rasti dhe ka mësuar se vila lukzose ku po jeton Lulzim Basha është në pronësi të Migena Vrapit.

Migena Vrapi ka punuar si drejtoreshë në Bashkinë e Tiranës, në kohën kur ishte kryebashkiak Lulzim Basha.

Vilat “Long Hill” janë në një prej zonave më të lakmuara në Tiranë, ku jetojnë diplomatët, të pasurit dhe bankierët. Një shtëpi në këtë zonë kushton të paktën 410 mijë euro, ndërsa qiraja mujore mbi 2 mijë euro. Nuk dime nëse kryedemokrati paguan qira, apo është favorizuar nga ish-drejtoresha e tij, në këto kohë që ka mbetur pa shtëpi.

Bie kauza e luftës ndaj oligarkëve?

Në mënyrë të paprecedentë, Lulzim Basha prej vitesh ka nisur një luftë të ashpër ndaj biznesmenëve, të cilët i quan oligarkë të lidhur me Ramën dhe që i shërbejnë atij. Basha dhe PD kanë denoncuar me emra në Kuvend, disa prej tyre.  Njëri nga biznesmenët e denoncuar është edhe Agron Papuli, ‘oligarku’ që ndërtoi kompleksin ku Lulzim Basha është zhvendosur për të jetuar.  Papuli, u vu në shënjestër të akuzave nga Partia Demokratike dhe është akuzuar direkt nga Flamur Noka se mori 1.6 milionë euro për tënderin e dhënies me qira të makinave për policinë e Shtetit. Sipas PD, në vetëm dy vite Papuli kishte marrë 4.3 milionë euro nga OSHEE.

Por Lulzim Basha, që kërcënonte me burg dhe konfiskim pasurish “oligarkët”, sot fle në banesat e tyre. A është tërhequr kryedemokrati nga kauza kryesore e tij gjithë këto vite? “Ne nuk jemi të varfër, ne vidhemi nga oligarkët”, artikulonte vazhdimisht ai, poshtë zyrës së Ramës, gjatë protestave të verës. (Në foto, disa nga vilat e kompleksit). /Shqip

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJË MINIERË ARI PËR INTELIGJENCËN"/ Turqia arreston motrën e kreut të ISIS
Previous article ARRESTIMI PËR ATENTATIN NDAJ PROKURORIT NDOJ/ Basha: Luftë mes bandave, vijon...

k.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton Breaking News

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

82 VJET NGA GJENOCIDI MBI ÇAMËRINË/ Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës Politikë

82 VJET NGA GJENOCIDI MBI ÇAMËRINË/ Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës

PAS LARGIMIT NGA PS/ Neomalësorja: Çdo ndërhyrje në lumin e Currajve në Nikaj-Mërtur i pajustifikuar. Të veprojmë Politikë

PAS LARGIMIT NGA PS/ Neomalësorja: Çdo ndërhyrje në lumin e Currajve në Nikaj-Mërtur i pajustifikuar. Të veprojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT