Pasditen e djeshme rreth orës 19:00 në një prej sallave të Fakultetit Ekonomik janë futur në orën e leksionit dy të rinj duke u prezantuar si të dërguar nga dekani, por janë evidentuar nga studentët që nuk ishin pjesë e grupit të tyre. Në orën e mësimit ata kanë ngacmuar studentet duke sjellë konfliktin. Pedagogia përballë kësaj situate ka ndërprerë leksionin. Kur kanë dalë jashtë sallës të rinjtë kanë vijuar konfliktin me studentët, teksa disa prej tyre kanë pësuar lëndime.
Një prej të afërmve të njërës prej studenteve që ishte e pranishme në sallën e leksionit në momentin që ndodhi ngjarja tha për Report Tv se kanë qenë vetë studentet që kanë denoncuar rastin në polici. Ata thanë se në asnjë moment nga as nga pedagogia apo polici privat nuk kanë pasur asnjë mbrojtje. Dekani Dhori Kule u shpreh se ata nuk kanë qenë studentë të atij grupi, por kanë spekuluar duke u futur në emrin e tij. Ai tha se sherri ka ndodhur jashtë ambienteve të Fakultetit, ndërsa roja i kishte thënë pedagoges se përgjigjet për sigurinë brenda. Por ajo që të habit më shumë është deklarata e dekanit që tha se në sallë mund të futet kushdo.
Pedagogia u ka thënë se nuk jeni studentë këtu dhe grupi nuk i ka pranuar. Grupi ka reaguar duke i nxjerrë jashtë, dhe pasi ka mbaruar mësimi një grup më shumë se dy veta kanë guxuar të godasin studentët. Njëri është trajtuar te Trauma, ka dalë, i kam dërguar haber që mundësisht të paraqitet në mënyrë që ta sqarojmë të gjithë panoramën dhe ti sigurojmë të gjithë studentët që përmes strukturave të policisë private dhe të shtetit që të mos i shkojë në mendje dikujt të dhunojë studentet. Policia duhet të ketë edhe filmime të grupit që ka guxuar, do ishte gjë e mirë ta sqaronim” tha Kule. Policia ka nisur hetimet për rastin.


