• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AFERA E VIDEOS 700 MIJË EURO/ Ja si ekspertët e “Kristalit” shpëtuan Ilir Metën, presidenti i shpërbleu me miliona euro tendera
Home
Politikë

AFERA E VIDEOS 700 MIJË EURO/ Ja si ekspertët e “Kristalit” shpëtuan Ilir Metën, presidenti i shpërbleu me miliona euro tendera

5 November, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Nuk kanë fund skandalet e Gjykatës së Lartë me vendimin për të shpallur të pafajshëm Ilir Metën në aferën 700 mijë eurosh në videon e publikuar nga Dritan Prifti. Gazeta ka nisur një cikël botimesh mbi seancën gjyqësore të videos Meta-Prifti, pasi për shkak të provave që u depozituan në atë seancë nga prokurori Bujar Sheshi, ndaj tij nisi një tentativë për ta larguar nga KLP. Por nëse SPAK vendos t’i rikthehet kësaj çështjeje, do ketë padyshim çudira. Gazeta po tregon sot historinë se si videoja doli e pavlefshme dhe si më pas ekspertët që analizuan videon u shpërblyen me miliona euro tendera. Më konkretisht, 2 nga 3 ekspertë në atë kohë ishin pjesë e Universitetit Kristal, piramida më e madhe universitare në vend, ku mjafton të paguaje para dhe merrje diplomën pa shkelur në auditore. “Kolegji vendosi që për realizimin e këtij ekspertimi të caktohej një grup ekspertësh sipas profileve përkatëse, i përbërë nga: a) Ardian Pollo, shef i departamentit të Elektronikës në Universitetin Kristal, pedagog i lëndës Siguria e Sistemeve Informatike, Protokollet e Transmetimit; b) Artur Rrahmani, ekspert kriminalist në Qendrën shkencore “The Experts”, Tiranë; c) Ermal Beqiri, Drejtor i Teknologjisë së Informacionit në Rektoratin e Universitetit të Tiranës dhe pedagog informatikës në Universitetin Kristal, duke mos pranuar kërkesën e prokurorit për caktimin e ekspertëve të huaj, për shkak se, nga ana e tij, përfaqësuesi i akuzës nuk paraqiti ndonjë shkak të ligjshëm apo të arsyeshëm për caktimin e ekspertëve të huaj”, thuhet në vendimin e gjykatës. Ekspertët në fjalë, deklaruan se nga ekspertimi ka një probabilitet të lartë ndërhyrje, ndërsa audioja nuk është shumë e dëgjueshme për veshin e njeriut. Edhe pse nuk thanë troç që videoja nuk është origjinale, ata në njëfarë mënyre e rrëzuan videon. Ndonëse prokuroria paraqiti prova se videoja ishte e vërtetë.

Shpërblimi i ekspertëve

Një raport auditi i Ministrisë së Financave zbuloi se përse ekspertët deklaruan se videoja mund të kishte dhe ndërhyrje. Disa prej tyre u shpërblyen mjaft mirë, kur LSI erdhi në pushtet në bashkëqeverisje me PS. Ekspertët morën tendera dhe u punësuan. Të gjithë e mbajnë mend skandalin me byzylykët për të dënuarit. Bëhet fjalë për një tender me vlerë 196 milionë lekë, që u fitua nga Bashkimi i Operatorëve: “Ratech shpk”, “Fastech shpk” dhe “Soft & Solutions”. Por tashmë në media kanë dalë fakte se pas “Soft & Solutions” fshihet Ermal Beqiraj. Eksperti që ishte te videoja Meta-Prifti. Përveç kësaj, ai u punësua nga LSI si drejtor IT në ZVRPP. Sipas investigimeve, Beqiraj ka lidhje të afërta me kompaninë “Soft Solution”, e cila ka marrë shumë tendera. Ajo ka përfituar tendera kur Beqiraj ishte pjesë e Hipotekës, e cila drejtohej nga LSI, ndërsa ka përfituar dhe dy tendera nga Ministria e Drejtësisë, që janë objekt hetimi. Tenderi për ngritjen e sistemit elektronik të përmbarimit është fituar po nga “Soft Solution” shpk & “Fastech” shpk. Pra kemi të bëjmë sërish me të njëjtat kompani. Ka dhe shumë tendera të tjera të fituar, por këta të mësipërmit janë zbuluar me shkelje dhe ka nisur një hetim penal nga prokuroria. Kjo tregon qartë se si presidenti shpërbleu njerëzit që i dhanë atij pafajësi./Sot

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LIRONI ALVININ"/ Kulla në Milano thirrje për shpëtimin e 11-vjeçarit në kampet e ISIS
Previous article SKANDALI/ Me 20 euro nën dorë, kalon pikën kufitare drejt vendeve të BE-së

k.autor

Postime të ngjashme

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim Politikë

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

"GJOBË" 5 MILIONË EURO DHE KËRCËNIMI ME ARMË NË HOTELIN NË RADHIMË/ Policia njoftim zyrtar: Arrestohen 5 persona, 6 të tjerë në kërkim Aktualitet

"GJOBË" 5 MILIONË EURO DHE KËRCËNIMI ME ARMË NË HOTELIN NË RADHIMË/ Policia njoftim zyrtar: Arrestohen 5 persona, 6 të tjerë në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT