Sekretari i PS per marredheniet me Shoqerine Civile dhe Mediat, Alfred Peza, ka ironizuar takimin e Bashes sot ne Elbasan, ku pjesemarrja ishte shume e vogel ne nje salle hoteli.
Peza duke vendosur 2 foto krahasuese nga takimi i Bashes dhe te nje takimi te tij ne njesine 3 ne Tirane ne kuader te nxitjes se Debatit Qytetar shkruan me ironi:
“Lul Basha, pasi fitoi zgjedhjet e 30 Qershorit, paska nisur turin e takimeve neper Shqiperi. Ne te njejten ore qe ai paska qene ne Elbasan, ndodhesha ne nje takim tek Njesia Nr. 3 ne Tirane.
Krejt rastesisht pashe kete foto te tij, nderkohe qe po postoja foton e aktivitetit tim, per nxitjen e Forumeve te Debatit Qytetar. Ju le ju qe te percaktoni, se ku kishte me shume pjesemarrje. Por nje gje eshte e sigurte, se me keto ritme qe e paska nisur turin e ti, lideri i opozites e ka te sigurte rikthimin ne pushtet ne vitin… 2039! ”
Takimi i Pezes:
Takimi i Bashes:




