Transferimi i Lulzim Bashës në dy vila luksoze, është tema e debatit kryesor në rrjet këto ditë. Basha tha se u transferua në kompleksin ku jetojnë pasanikët e Tiranës, se i ishte dëmtuar shtëpia në pallat, nga tërmeti. Gjë që rezultoi gënjeshtër, pasi pallati ku ka apartamentin Lulzim Basha, është një ndër më cilësorët në Tiranë.
Por, ndërsa Basha kërkon ta kalojë në heshtje këtë çështje, me mediat pranë tij që as e përmendin fare, rrjeti zien me meme të ndryshme, për luksin e kryetarit të opozitës, që nga një anë flet për varfërinë në të cilën na ka zhytur Edi Rama, nga ana tjetër vete e jeton në një kompleks super luksoz, me pronar një nga ata oligarkët që vetë Basha e ka akuzuar dhe sulmuar disa herë.(TemA)











