Një ngjarje tronditëse u shënua pak pas mesditës të së dielës, në Korçë, ku një 45 vjeçar i dha fund jetës me armë gjahu në lokalin në pronësi të tij.
Viktima ishte Viktor Bardhoshi, baba i dy vajzave.
Bardhoshi e kishte hapur lokalin prej disa vitesh por për shkak të depresionit, me të cilin po përballej kohët e fundit, e ka mbajtur mbyllur.
Sipas familjarëve, burri kishte filluar të merrte mjekim për depresionin, por nuk ia doli dhe i dha fund jetës.
Blutë e Korçës, kanë marrë në pyetje familjarët e 45-vjeçarit, të cilët të tronditur nuk kanë dashur të japin shumë detaje mbi shkaqet që kanë ndikuar ngjarjen e rëndë.
Ndërkaq, hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, me qëllim përjashtimin e mënyrave të tjera dhe verifikimin e vetëvrasjes.
Me anë të kamerave të sigurisë në bizneset pranë lokalit të 45-vjeçarit, po verifikohet nëse në lokal ka hyrë person tjetër përveç pronarit gjatë mesditës e së dielës.


