• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MBYLLE FUÇINË MIRË”/ Si e fshihte gruaja drogën në vendin intim për t’ia çuar burrit në burg
Home
Breaking News

“MBYLLE FUÇINË MIRË”/ Si e fshihte gruaja drogën në vendin intim për t’ia çuar burrit në burg

3 November, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka zbuluar një skemë të futjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në burgun e Fushë Krujës duke pezulluar nga detyra tetë punonjës deri në përfundimin e hetimeve që kanë nisur prej disa muajsh nga prokurori Florian Bonjaku. Por si funksiononte skema? Burime nga drejtoria e Burgjeve thanë për Report Tv se Shkëndije Rama ishte personi që fuste lëndën narkotike në burg për burrin e saj të dënuar po për kanabis, Isuf Rama. Bashkëshotrja e Isuf Ramës e fshihte hashashin në vendet intime duke lehtësuar kështu kalimin.

Një tjetër armë e fortë në dorën e hetuesve janë edhe përgjimet telefonike mes të dënuarit dhe bashkëshortes së tij Shkëndijes ku flitet për sigurimin dhe mënyrën e kalimit të kontrollit.  Në dokumentin që Shqiptarja.com zbardhet biseda mes Shkëndijes dhe bashkëshortit të saj në burg, Isufit, ku ky i fundit i ankohet se i ka sjellë shumë pak,  por edhe kur flasim me kode dhe i thotë që drogën duhet ta fshehë mirë.

“Përsë i more 6-ta ka pasur mbeturina, unë të thashë merr 1,2,3, me ato bëjshim noj punë, me këto që më solle me zor kam bërë 3 ose 4 copë”, i thotë Isufi në telefontën që mban datën 3 qershor 2019. Në një prej telefonatave, Isufi i ankohet për “mallin e keq”, e ndërsa në telefonatën e bërë nga kabina e burgut i thotë Shkëndijes që të bëjë kujdes.

Isufi: Ke për të ardh as e fortë, fute në fuqi, mbylle fuqinë e Ufos mirë, ec serbi, merr një ose dy dhe mos të kthehesh mbrapa. Ta mbyllësh fuqinë mirë.

Shkëndija: Për pak sa nuk rash viktimë sot, më hocën dhe të brendshmet, herët tjetër do vij pak më ashtu

Isufi: Herës tjetër do vish si sot.

Masa e parë e marrë nga Burgjet pas zbulimit të rastit ka qenë pezullimi i dy punonjësve që dyshohen se nuk kanë ushtruar kontrolle të mjaftueshme, ndërsa më pas të njëjtin fat kishin edhe gjashtë efektivë në regjimin e brendshëm. Isuf Rama tani duhet të përballet edhe me një tjetër akuzë dhe proces, ndërsa bashkëshorten e tij ndodhet në “arrest në shtëpie”. Ndërkohë që sot janë shkarkuar nga ministrja e Drejtësisë 13 drejtorë të policisë në sistemin e burgjeve në vend.

Punonjësit e burgjeve që janë pezulluar;
1-B. A, i datëlindjes 18.06.1968, lindur në Lezhë e banues në Tiranë, me detyrë specialist i regjimit të jashtë;

2-S.Xh, e datëlindjes 25.02.1964, lindur në Dibër e banuese në Tiranë, me detyrë kontrollore e familjareve;

3-L.C, e datëlindjes 31.03.1961, lindur e banuese në Fush Krujë, me detyrë kontrollore e familjareve.

4-L. S, i datëlindjes 16.04.1964, lindur e banues në Fush Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

5-A.D, i datëlindjes 18.07.1979, lindur e banues në Fush Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

6-O.K, i datëlindjes 07.07.1986 lindur e banues në Fushë Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

7-D. P, i datëlindjes 10.11.1968, lindur e banues në Fushë Krujë, me detyrë Punonjës policie në regjim të brendshëm;

8-L.C, i datëlindjes 21.01.1973, lindur e banues në Krujë, me detyrë. Punonjës policie në regjim të brendshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ARRESTUA 2 JAVË MË PARË NGA POLICIA/ Ja kush është futbollisti që dhunoi barbarisht lojtarin e Maliqit
Previous article KËRKON TË TËRHIQET NGA FUTBOLLI/ Ish-futbollisti i Tottenham i befason të gjithë: Dua të bëhem...

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT