• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME KOKAINË, THIKË E SHUMA PARASH NËPËR TIRANË/ “Shqiponjat” kapin dy trafikantët në rrugën “Muhamet Gjolleshi”
Home
Breaking News

ME KOKAINË, THIKË E SHUMA PARASH NËPËR TIRANË/ “Shqiponjat” kapin dy trafikantët në rrugën “Muhamet Gjolleshi”

3 November, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të diel dy të rinj, të cilët akuzohen për shpërndarje të drogërave të forta. Trafikantët janë ndaluar nga forcat “Shqiponja”, në rrugën “Muhamet Gjolleshi”, teksa kanë bërë gati për shitje lëndën narkotike.

Gjatë kontrollit, atyre iu është gjetur e sekuestruar edhe një armë e ftohtë thikë dhe 66 600 lekë, që dyshohet të përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë:

Tiranë – Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogërave të forta në doza.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Weekend”.

Operacioni i zhvilluar nga forca e posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve.

Sekuestrohen 32 doza kokainë, një dozë kanabisi, armë e ftohtë thikë, aparate celular dhe një sasi lekësh të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në pranga dy poseduesit.

Forca e posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Weekend”, shtetasit:

F. M., 30 vjeç, dhe A. L., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Muhamet Gjollesha” këta dy shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponjat” me 32 doza kokainë dhe një dozë kanabisi të bëra gati për shitje.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 32 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë; një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kanabisi; 3 aparate celular; një armë e ftohtë thikë dhe 66 600 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHËNIM/ Shtatë premtimet që Basha nuk i mbajti në këto 7 muaj. Nga ikja e Ramës tek...
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË FUSHË-KRUJË/ Plagosen tre gra dhe një burrë, sillen me urgjencë në spitalin e Traumës (EMRAT)

k.autor

Postime të ngjashme

POLICIA RRUGORE BËN BILANCIN: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë Aktualitet

POLICIA RRUGORE BËN BILANCIN: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë

TRAGJEDI NGA STUHIA NË KSAMIL/ Mbytet peshkatari 61-vjeçar, gjendet trupi i pajetë dhe varka e fundosu Aktualitet

TRAGJEDI NGA STUHIA NË KSAMIL/ Mbytet peshkatari 61-vjeçar, gjendet trupi i pajetë dhe varka e fundosu

NGA KARABURUNI NË KSAMIL/ Shpëtohen 10 mjete lundruese! Autoritetet pa paralajmërim Aktualitet

NGA KARABURUNI NË KSAMIL/ Shpëtohen 10 mjete lundruese! Autoritetet pa paralajmërim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT