Po bëhen 7 muaj nga vendimi që opozita e bashkuar, mori për djegien e mandateve. Një vendim i cili për disa politikanë ishte i gabuar dhe për liderët e tyre ishte vendim i drejtë. Në këto 7 muaj janë bërë shumë premtime nga kreu I parties Demokratike Lulzim Basha në rrëzimin e qeverisë.
AlpeNews.al ka listuar 7 premtimet të bëra nga Basha të cilat nuk janë realizuar:
Premtimi I pare: Djegia e mandateve nga opozita tashmë nuk ka parlament.
E vërteta: Parlamenti shqiptar vazhdon punën e tij dhe në çdo javë miratohen ligje sipas rendit të ditës!
Premtimi I dytë: Anjë nga kandidatët që janë në lista nuk do ta pranojnë mandatin dhe të hyjnë në parlament!
E vërteta: Kandidatët në lista pë deputetë në partitë e opozitës pranuan mandatin dhe parlamenti sot ka 122 deputet. Nga ky numër ai është legjitim pasi opozita ndodhet në parlament.
Premtimi i tretë: Ramja nuk është më kryeministër qeveria ka rënë!
E vërteta: Edi Rama vazhdon të jetë kryeministër dhe është në pritje të zgjedhjeve të vitit 2021 kur I mbaron mandate I dytë.
Premtimi i katërt: Protesta deri në rrëzimin e qeverisë!
E vërteta: Basha pas 9 protestave kombëtare hoqi dorë dhe tha se për shkak të verës nuk do ti vazhdojmë. Pd premtoi se do nisin në Shtator por edhe në këtë muaj nuk nisën, tani ka hyrë muajo nëntor dhe protesta nga opozita nuuk ka.
Premtimi I pestë: Nuk do ketë zgjedhje më 30 qershor!
E vërteta: Zgjedhjet e 30 qershorit u bënë dhe nuk pati asnjë incident edhe pse here pas here mendohej se do kishte trazira. Ps I fitoi zgjedhjet në 60 bashkitë e shqipërisë.
Premtimi I gjashtë: Kryetarët e zgjedhur të bashkive janë iligjitim dhe nuk do hyjnë në zyrat e tyre.
E vërteta: Të zgjedhurit si drejtues të bashkive pasi morën mandatin hyn në zyrat e tyre dhe sot ata janë në shërbim të qytetarëve.
Premtimi I shtatë: Opozita nuk ka lidhje me oligarkët ne do ti denocojmë ata!
E vërteta: Basha kishte marrë një vile me qera nga këta oligarkë siç e quante. Arsyeja e marrjes së vilës ishte për siguri pasi pas tërmetit pallati ku jetonte ishte kris.
/AlpeNews.al


