Nga Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dalë zëra se shumë shpejt kjo parti do të jetë gati të hyjë në zgjedhje edhe me Edi Ramën kryeministër. Bëhet fjalë për një deklaratë të ish-deputetes së LSI, Nora Malaj, e cila është shprehur në të kundërt me vullnetin dhe deklaratat e deritanishme të Partisë Demokratike e kreut të saj, Lulzim Basha.
Malaj paralajmëroi një krizë të thellë politike në muajin shkurt, nga studio e “Ora News”. Ajo u shpreh e bindur për fitoren e opozitës, teksa vuri theksin tek aderimi në zgjedhje.
Ish-deputetja deklaroi se për të pasur një zgidhje, duhet nisur nga zgjedhjet. Sipas saj, për të zgjidhur ngërçin e krijuar në vend, duhet filluar nga diku, pavarësisht nëse këto zgjedhje do të jenë të parakohhme, me apo pa Edi Ramën.
Malaj deklaroi:
Sot hyjmë në zgjedhje me Edi Ramën, sot, tani. Nëse ti dhe unë e shpallim dhe kishim forcën që perëndia të na i jepte të thonim tani të hyjmë në zgjedhje ne sot hyjmë në zgjedhje se nuk kemi fare frikë. Nuk kemi frikë për një gjë, sepse shumë e rëndësishme është që zgjedhjet nuk di ti fitojë as unë as ti. Do ti fitojnë ata individë që shqiptarët i duan.
Unë di të them këtë gjë, që deklaratat që ne themi, ose që personalisht i mendoj dhe si forcë politike i artikulojmë është që ne jemi gati të hyjmë në zgjedhje. Jemi bërë gati dhe kemi ndezur të tërë motorët për të hyrë në zgjedhje, sepse situata është aq e rëndë dhe po jua garantoj që muaji shkurt do ketë krizën më të madhe ekonomike që do jetë dhimbja më e madhe. Kjo nuk është për të thënë si Kasandra që shiko se unë parashikova diçka, por di të them që familjet shqiptare do jenë në ngërçin më të madh të jetës së tyre, pasi sot buxheti i shtetit është totalisht i shkatërruar”.


