• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Ç’PO BËNI PRANË VARREZAVE?” gazetari Koka tregon pse s’e dogjën atentatorët e prokurorit Ndoja “Benz”-in, përplasja me fshatarin
Home
Breaking News

“Ç’PO BËNI PRANË VARREZAVE?” gazetari Koka tregon pse s’e dogjën atentatorët e prokurorit Ndoja “Benz”-in, përplasja me fshatarin

3 November, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazetari Spartak Koka ka publikuar në News24 në emisionin “Kjo Javë” fotot e makinës së autorëve të atentatit të djeshëm ndaj prokurorit Arjan Ndoj pranë mbikalimit të Shkozetit. Koka ka zbuluar detaje të tjera nga hetimet e policisë sa i përket autorëve dhe sulmit me armë.

Ai tha se kanë qenë tre persona të tjerë në makinë, shoferi dhe dy të tjerë që kanë qëlluar me kallashnikov nga dritaret e makinës tip “Benz”, ngjyrë gri me targa AA342 LM. Gazetari Koka tha se edhe makina dhe targat rezultojnë të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke folur më tej për atentat të mirëmenduar.

“Ngjarja ndodhur në orën 16:20 tek mbikalimi i Shkozetit kur prokurori Arjan Ndoj po udhëtonte me shoferin Andi Maloku dhe mikun e tij Aleksandër Laho. Pa u futur në mbikalim janë qëlluar nga një mjet tjetër tip ‘Benz’. Tre persona dyshohet se kanë qenë në mjetin e autorëve, shoferi dhe dy të tjerë që mbanin armët në duar dhe nga dritaret është qëlluar.

Megjithëse ai ka qenë qëllimi makina e autorëve nuk është djegur sepse ka dalë një person, banor i zonës që iu ka folur dhe iu ka thënë ‘se çfarë po bëjnë’. Ky është automjeti i përdorur nga autorët. Targa AA342 LM është një targë e vjedhur. Dhe mjeti i vjedhur në një qytet të Shqipërisë dhe targat e vjedhura në një qytet tjetër. Kjo tregon se atentati ka qenë i mirëpërgatitur dhe i mirëorganizuar”, tha gazetari Koka.  

Ai tregoi më tej se janë gjetur 9 gëzhoja në këtë automjet, dy automatikë kallashnikov dhe një pistoletë 9 mm, 2 maska dhe 2 shishe benzinë.
“Tre autorët dyshohen se janë ndihmuar nga dy persona të tjerë për tu larguar nga fshati Shkafanë”, deklaroi ai.

Sipas Kokës, zona ku është gjendur mjeti i autorëve përdoret kryesisht nga autorë të krimeve në Durrës por edhe Tiranë për të fshehur apo djegur makinat./ BW.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARM PËR TERRORIZËM/ U konsiderua si person me rrezikshmëri të lartë, Bardhyl Hoxha merr vendimin drastik ndaj mediave
Previous article NUK PËRFITON REAL MADRID/ Betis i merr barazimin me "dhunë"

k.autor

Postime të ngjashme

GODITEN DY RASTE PROSTITUCIONI NË TIRANË/ Arrestohen 3 shtetase të huaja Aktualitet

GODITEN DY RASTE PROSTITUCIONI NË TIRANË/ Arrestohen 3 shtetase të huaja

VRASJA NË MIRDITË/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë Aktualitet

VRASJA NË MIRDITË/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë

VELIAJ RIMORI KOPETENCAT/ Punonjësit e Bashkisë në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit Aktualitet

VELIAJ RIMORI KOPETENCAT/ Punonjësit e Bashkisë në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT