• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHËNIM/ Si është zbythur Basha, pas presionit amerikan
Home
Politikë

SHËNIM/ Si është zbythur Basha, pas presionit amerikan

2 November, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Nuk meriton më shumë se dy fjalë ajo që sot quhet opozita e Shqipërisë, e udhëhequr nga një manekin që e ka shtyrë si e ka shtyrë duke ulëritur se përfaqëson të vetmen alternativë kundër oligariksë dhe pushtetit të krimit.

Përballë një qeverisje me brekë nëpër këmbë, Lulzim Basha hodhi në publik tamburot e një opozite radikale që ishte gati të flijohej për demokracinë e vendit. Të gjithë e mbajmë mend impostimin e kryetarit të PD-së me këndimin e himnit kombëtar pas shëtitjeve nga bulevardi te selia e PD-së në të ashtuquajturat protesta popullore.

Karamele të tilla ndoshta ëmbëlsuan tifozët e PD-së, por në asnjë rast buzëqeshja e Lulit nuk mund të merrej seriozisht si metafora e një revolucioni demokratik që po sillte një pranverë të dytë në Shqipëri. Me kryetarin e opozitës së shqiptare kanë qeshur më së pari ata që diktojnë stinët politike në këtë vend që prej nisjes së tranzicionit.

Luli e di mirë se e vetmja llogari politike që mund të bëjë është të tregojë se ka njerëz nga mbrapa dhe të presë që amerikanët t’i thonë se i ka ardhur koha. Janë ata që vendosin se kur do ketë zgjedhje në Shqipëri, jo ulërimat e kryetarit të PD-së dhe dekretet e Ilir Metës.

Methju Palmer e tha qartë nga Prishtina se PD e Lulzim Bashës nuk imponoi dot zgjedhje të parakohshme në Shqipëri sepse kjo thjeshtë nuk përputhej me axhendën e SHBA-ve, e cila në asnjë rast nuk kishte ndërmend të lejonte një precedent të tillë, pra që bojkoti i një opozite të çojë detyrimisht në zgjedhje.

“Dy fjalë edhe për opozitën e Shqipërisë që është jashtë Kuvendit. Ju mund të luani rolin tuaj, shfrytëzojeni sepse bojkoti nuk ju solli fuqi më të madhe politike. Nuk detyroi dhe nuk mund të detyroje zgjedhje të parakohshme.

Prandaj shfrytëzojeni mundësinë për ta evokuar dhe negociuar në mirëbesim për reformën zgjedhore që synoni.

Bashkësia ndërkombëtare është e gatshme t’ju ndihmojë në këtë ndërmarrje serioze. Pastaj të ja prezantoni popullit tuaj të gjithë këto arritje të vërteta për të vendosur në mënyrë demokratike, përmes një procesi të drejtë zgjedhor se në çfarë drejtimi duan të shkojë Shqipëria”, deklaroi Palmer në Prishtinë.

Kjo shpjegon edhe arsyet pse opozita e Lulzim Bashës ka ulur bishtin dhe po punon për reformën zgjedhore , ndonëse në publik kryetarit të PD-së i duhet të përmendë për kortezi zgjedhjet e parakohshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Po luhet ndeshja Torino-Juventus. Rezultati 0-1
Previous article SA ROMANTIKE/ Fifi i propozon për martesë Young Zerkës në mes të emisionit

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT