• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vdekja e shqiptarit/ Ambasada shqiptare në Francë: Përpjekje për lehtësim procedurash
Home
Breaking News

Vdekja e shqiptarit/ Ambasada shqiptare në Francë: Përpjekje për lehtësim procedurash

23 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ambasada shqiptare në Francë pas lajmit të hidhur të vdekjes së 23 vjecarit nga Shkodra në Marsejë, është shprehur se do ta ndjekin si çështje. Ambasada e shqipërisë në Francë dhe Ministria e Punëve të Jashtme thanë se do ndjekin rastin.

NJOFTIMI I AMBASADES
Duke u nisur edhe nga interesimi i veçantë mbi rastin e shtetasit zotit Florenc Beqiraj, i cili ndodhej prej disa ditësh në gjendje kritike në spitalin Nord të Marsejës (Francë), Ambasada e Shqipërisë në Francë njofton me hidhërim të thellë se, sot pasdreke, ai është deklaruar i vdekur nga autoritetet spitalore franceze. Për këtë gjë, janë njoftuar familjarët e të ndjerit, përfaqësuesit ligjorë të familjes, dhe Ambasada.

Ambasada e Shqipërisë, e cila që prej njoftimit të ditës së parë e ka ndjekur nga afër rastin e të ndjerit Beqiraj, në kontakt me autoritetet policore dhe gjyqësore-hetimore dhe me ato mjekësore-spitalore të qytetit të Marsejës, si edhe me të afërmit e tij, i shpreh familjes dhe të afërmve të të ndjerit për këtë humbje të të dashurit të tyre, ngushëllimet e saj të sinqerta, si edhe ato të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Duke vazhduar ta ndjekë nga afër çështjen si me autoritetet policore dhe gjyqësore franceze, në pritje të përfundimit të hetimit zyrtar lidhur me rrethanat e vdekjes së të ndjerit Florenc Beqiraj, ashtu edhe me përfaqësuesit ligjorë të familjes, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Shqipërisë janë të angazhuara maksimalisht për të qenë pranë të afërmve dhe për kryerjen e lehtësimin e të gjitha procedurave të parashikuara në këto raste sipas ligjit. Ajo risjell gjithashtu në vëmendje se mbrojtja e interesave të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj jashtë Shqipërisë është prioritet kryesor i veprimtarisë së qeverisë, e më posaçërisht i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe i përfaqësive të saj në botë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kush e vrau Florenc Beqirajn në Francë, flet shoku i burgut… (FOTO)
Previous article Festat e fundvitit/ Del urdhri: Rrugët ku kufizohet qarkullimi i automjeteve të tonazhit të rëndë

Redaktor2

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT