• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPËRIA ANËTARËSOHET NË EUROJUST/ Gjonaj: Nivel i ri bashkëpunimi me vendet e BE-së
Home
Aktualitet
Drejtësi

SHQIPËRIA ANËTARËSOHET NË EUROJUST/ Gjonaj: Nivel i ri bashkëpunimi me vendet e BE-së

2 November, 2019 k.autor Aktualitet, Drejtësi

EUROJUST ka hapur zyrëtarisht dritën jeshile për Shqipërinë. Lajmi është bërë me dije nga vetë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila ka konfirmuar se ky institucion kyç i Bashkimit Europian ka vlerësuar të gjithë bilancin e arritur nga institucioni që ajo drejton, duke e bërë pjesë me të drejta të plota.

“Shqipëria pranohet zyrtarisht në EUROJUST.  Privilegj dhe kënaqësi të ndaj lajmin e mirë për hyrjen në fuqi të marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Eurojust e nënshkruar më 5 tetor 2018. Ky rezultat pozitiv vjen pas një bilanci të vlerësuar pune nga ekipi i EUROJUST, ku intesivisht u përpoqëm të plotësojmë të gjitha parakushtet e vendosura. Falenderoj dhe i shpreh mirënjohjen presidentit të EUROJUST Ladislav Hamran, dhe komisioneres Vera Jourova, të cilët para dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes, patën besim për të na ofruar mbështetjen e nevojshme për të realizuar anëtaresimin e Shqipërisë në Eurojust”, ka shkruar Gjonaj.

Sipas ministres, përmes caktimit të një prokurori në zyrën e EUROJUST në Hagë, ne do të rritet më tej besimin e partnerëve tanë në vullnetin e Shqipërisë për të luftuar krimin e organizuar transnacional, si dhe do të garantojmë shkëmbimin në kohë të shpejtë të informacioneve të nevojshme për luftën kundër krimit të organizuar dhe veçanërisht në sekuestrimin e aseteve që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale.

“Ndihem e vlerësuar si ministre e Drejtësisë, duke shënuar në kalendarin e punës sonë një tjetër datë suksesi e cila padyshim do të shërbejë si një urë e fortë lidhëse në rrugën që po shtrojmë bashkërisht drejt integrimit të plotë në familjen europiane”, ka thënë  ministrja Gjonaj.

Ndërkohë, tetorin e vitit të shkuar, Gjonaj nënshkroi me presidentin e Eurojust Hamran, një marrëveshje për të fuqizuar më tej bashkëpunimin operacional dhe strategjik gjyqësor. Shqipëria u vlerësua nga të gjitha inspektimet e herë pas hershme nga të gjithë përfaqësuesit, duke finalizuar sot fuqizimin e marrëveshjes.

Kujtojmë që EUROJUST është institucion me seli qendrore në Hagë dhe aktualisht përbëhet nga mbi 100 prokurorë nga vëndet të BE-së. Kryesisht i është besuar forcimi i luftës kundër krimeve të rënda përmes bashkëpunimit më të ngushtë brenda Bashkimit Europian, në fushën e zbatimit të ligjit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INIESTA FRIKËSOHET ME BARÇËN/ Pas largimit të Messit do të ndodhë ajo që po ndodh me Realin pa CR7!
Previous article DY MAKINA E NDIQNIN/ Sekuestrohen kamerat e lokalit LUKSOZ ku drekoi PROKURORI para atentatit

k.autor

Postime të ngjashme

"TOKAT E TË PARVE DO T'I MBROJMË ME GJAK"/ Protestë në Kakome për pronat Aktualitet

"TOKAT E TË PARVE DO T'I MBROJMË ME GJAK"/ Protestë në Kakome për pronat

KUSH ËSHTË "VIS KORÇARI"? Nga përplasja me armë në Elbasan te arrestimi në Ksamil Aktualitet

KUSH ËSHTË "VIS KORÇARI"? Nga përplasja me armë në Elbasan te arrestimi në Ksamil

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT