Policia ka gjetur makinën e autorëve të atentatit në Shkozet të Durrësit ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Makina tip ‘Benz’ Evo ngjyrë gri me targa shqiptare false është gjetur e padjegur në fshatin Shkafanë në zonën e Ishmit.
Gjithashtu brenda në makinë janë gjetur dy maska dhe dy automatikë AK47. Autorët që kryen atentatin kanë ikur me shpejtësi duke mos arritur që t’i vendosin flakën për të humbur gjurmët, që tani janë në dorën e ekspertëve.


