Rikthehen atentatet dhe përplasjet mes bandave në qytetin bregdetar. Tre persona janë plagosur si pasojë e një shkëmbimi me armë zjarri mes dy makinave në lëvizje te mbikalimi i Shkozetit.
Njëra prej mjeteve që është përfshirë në shkëmbim zjarri është tip “Benz” me targa AA 333 ZD dhe ndodhet në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit, por ende nuk dihet identiteti i tyre. Policia ka rrethuar zonën e Shkozetit, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të autorëve.


