Një 52-vjeçar është ndaluar nga Policia e Vlorës, i cili ishte shpallur në kërkim.
Roberto Hamzaraj u ndalua nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve, pasi është dënuar me ‘’arrest me burg’’ për tentativë të trafikimit të lëndëve narkotike.
Në 17 gusht, ai ka tentuar të transportojë 55 kg kanabis në Portin e Durrësit.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Kapet një tjetër shtetas i kërkuar, i dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Seksioni i Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë Policisë së Vlorës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka realizuar kapjen e të kërkuarit R. H, 52 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.
52-vjeçari ka qenë në kërkim, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Më datë 17.08.2019, shtetasi R. H., dyshohet se në bashkëpunim, ka tentuar të trafikojë me automjet nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Portit të Durrësit, një sasi lënde narkotike prej 55 kg cannabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme.


