• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHTËPI-FAMILJE PËR TË RINJTË PA KUJDES PRINDËROR/ Sufali: Aftësim për jetesë të pavarur dhe integrim në…
Home
Aktualitet

SHTËPI-FAMILJE PËR TË RINJTË PA KUJDES PRINDËROR/ Sufali: Aftësim për jetesë të pavarur dhe integrim në…

1 November, 2019 k.autor Aktualitet

Prej një viti, për të garantuar që çdo i ri pa kujdes prindëror, të ketë një strehë dhe shërbimet e nevojshme sociale, është ngritur në qytetin e Shkodrës “shtëpia familje për fëmijët 16-18 vjeç”, në të cilën oforhet akomodimi, edukimi dhe zhvillimi i aftësive të të rinjve të kësaj moshe.

Në një intervistë për ERTV, Drejtorja e Përgjithshme e Shërbimit Social, Luneda Sufali, prezantoi nga afër ambientet e kësaj shtëpie duke shpjeguar shërbimet që ofrohen aty.

“Shtëpia funksionon si një familje e madhe. Të rinjtë pa kudjes prindëror, që kanë kaluar nëpër institucione të ndryshme si shtëpia e fëmijës 0 deri në 6 vjeç, kur mbushin moshën 16 vjeç, akomodohen në këtë qendër që ka në fokus socializimin, fuqizimin e tyre. Të rinjtë mund të ndjekin edhe kurse të gjuhëve të huaja brenda qendrës, marrin pjesë në aktivitete kulturore dhe sociale, por edhe pajisen me aftësi për jetën, si të kujdesen për veten, si të gatuajnë, marrin gjithashtu kurse të ndryshme profesione. Pra ata zhvillojnë një jetesë normale si të ishin në një familje biologjike”, tha Sufali.

Sufali theksoi se qëllimi kryesor i punës në shtëpinë familje është përgatitja e të rinjve për të zhvilluar një jetesë të pavarur pas moshës 18 vjeç, kur sipas legjislacionit lënë shtëpinë.

“Në këtë shtëpi, çdo i ri udhëhiqet nga një lider rinor, e jo sipas konceptit të kujdestarit. Lideri rinor ka si detyrë të kujdeset dhe të monitorojë një të ri të shtëpisë, ai njeh personalitetin e tij, dhe mbikëqyr jetesën e tij brenda shtëpisë dhe jashtë saj te aspekti i edukimit”, tha Drejtorja e Shërbimit Social Shtetëror.

Sufali prezantoi në ERTV edhe një prej të rinjve të shtëpisë familje, që pasi mbushi 18 vjeç, ka arritur të integrohet në shoqëri si një individ që bën jetën e tij në mënyrë të pavarurur.

Me ndihmën e strukturave të shërbimit social shtetëror Shkodër, Denisi ka arritur të sigurojë një vend pune pranë një sipërmarrjeje në fushën e turizmit pranë Kepit të Rodonit, ku i është siguruar gjithashtu edhe strehimi.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AGJENTI DOGANOR ZYRTARISHT I PANDEHUR/ U mor me celularin në timon dhe shtypi dy gra dhë fëmijën 4 vjeç
Previous article "ARENA KOMBËTARE"/ Shtyhet ndeshja testuese Vllaznia-Apolonia

k.autor

Postime të ngjashme

DHUNOI EDI KUÇIN NË TIRANË/ Prokuroria e Kosovës lëshon urdhër-arrest për Joz Markun! PAMJET e sherrit Aktualitet

DHUNOI EDI KUÇIN NË TIRANË/ Prokuroria e Kosovës lëshon urdhër-arrest për Joz Markun! PAMJET e sherrit

VENDIMI I GJYKATËS/ Lirohen nga komisariati 14 protestuesit e arrestuar, priten me brohoritje nga turma e qytetarëve Aktualitet

VENDIMI I GJYKATËS/ Lirohen nga komisariati 14 protestuesit e arrestuar, priten me brohoritje nga turma e qytetarëve

SITUATË KRITIKE NË RADOSTINË/ Flakët po i afrohen shtëpive, nis evakuimi i banorëve dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË RADOSTINË/ Flakët po i afrohen shtëpive, nis evakuimi i banorëve dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT