Lëkundja e fortë e tërmetit me magnitudë 5.2 që tronditi qytetin e Korcës mëngjesin e kësaj të premte, e u ndie edhe në disa qytete, po ashtu edhe në Kosovë e Maqedoni ka bërë jehonë edhe në mediat italine.
“Dridhet” gjithashtu edhe Kosova. Një tërmet me magnitudë 3.0 u regjistrua në 7.53 të mëngjesit të sotëm në jug të Kosovës. Sipas mediave serbe, epiqendra ishte 11 km në veri-perëndim të Dragasit, në një thellësi prej 10 km. Tërmeti u ndje edhe në Prizren dhe Gjakovë, por deri më tani nuk është raportuar për ndonjë dëm.
Sakaq, korrespondentja e Panorama raportoi mengjesin e sotem se ne qytetin e Korces termeti kishte shkaktuar deme materiale ne disa banesa, qe ishin prekur edhe me pare ne termetin e muajit qershor.



