• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PENSIONET DHE TRANSFORMIMI I TË BURGOSURVE…/ Marrëveshjet që firmosën Rama-Conte
Home
Politikë

PENSIONET DHE TRANSFORMIMI I TË BURGOSURVE…/ Marrëveshjet që firmosën Rama-Conte

31 October, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Fokusi i takimit të kryeministrit Edi Rama me homologun e tij italian, Giuseppe Conte ka qenë intesifikimi i marrëdhënieve në fusha të ndryshme, kjo e materializuar në marrëveshje konkrete. Gjatë konferencës së përbashkët midis dy krerëve të qeverive, u bë e ditur nga ana e Conte se janë nënshkruar disa marrëveshje në sektorin e ekonomisë, drejtësisë/ policisë dhe kulturës. Më konkretisht, është rënë dakord krijimi i një komisioni ekonomik dy palësh i përhershëm me synimin për të sjellë investime të reja italiane në Shqipëri.

“Fuqizimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të tona, sidomos në fushën ekonomike, ku Italia është partner i parë i Shqipërsë. Ekziston vullneti i përbashkët i të dyja palëve. Të krijojmë një komision ekonomik të përhershëm dy palësh për investime të tjera në Shqipëri nga ana e kompanive italine. Ky mund të jetë një instrument për të ndihmuar ndërrmarjet tona që kanë dëshirë të investojnë më shumë dhe më mirë dhe kanë ndonjë shqetësim. Qëllimi është që të përballojmë edhe ato aspekte negative që kanë dalë në pah që mund të krijojnë një pengesë për investitorët italian në Shqipëri”, tha Conte.

Një tjetër marrëveshje është edhe në sektorin e rëndësishëm të transferimit të të burgosurve shqiptar, ku njoftoi se kjo marrëveshje është vënë në zbatim, ku një i tillë është në nisje e sipër dhe se do të ndodhë shumë shpejt. Pensionet, ku Rama kërkoi njohjen e sigurimeve shoqërore, dhe intensifikimi i marrëdhënieve kulturore ka qenë edhe dy temat e tjera që janë diskutuar në këtë konferencë.

“Do të punojnë bashkarish edhe në fushën e pensioneve, për të shkëmbyer informatat e duhura. Një vajtje qarkore, kemi shumë shtetas shqiptar që kanë jetuar për një kohë të gjatë këtu dhe që kthehen në Shqipëri, kjo favorizon një lëvizje virtuoze dhe një shkëmbim përvojash. Marrëveshje në firmosjen e një teksti që do të favorizojë njohjen e titujve shqiptar në Itali dhe krijimin e titujve të përbashkët  si dhe të doktoratëve të bashkëqeverisur. E duam shumë këtë marrëveshje që do të promovojë shumë intensifikimin e marrëdhënieve kulturore, do të përforcohet oferta akademike. Kjo marrëveshje që mund ta plotësojmë brenda pak kohësh, e rëndësishme jo vetëm për Shqipëri, meqë të diplomuarit tonë dhe profesorët do të kenë mundësi që të japin mësim në një vend afër Italisë, në një vend mike. Krijimin e një hapësire arsimore adriatiko-joniane”, përfundoi Conte.

“Në Itali janë gjysmë milioni shqiptar dhe 31 mijë, pronar të kompanive private. Afro 300 mijë prej tyre në arkën e shtetit italian, 115 mijë mësojnë në shkollat italiane, 10 mijë studentë shqiptar ndër më të mirët ndër studentët e huaj. Për këtë arsye mendoj që meritojnë të falënderojmë Italinë, për fjalët dhe veprat e kuptimplotë në drejtim të integrimit të plotë të shqiptarëve në Itali, e rëndësishme dhe çështja e sigurimeve shoqërore të kësaj mase të madhe kontributorësh. Është konfirmuar nga kryeministri dhe do të përshpejtojmë përpjekjet për të përmbyshur sa më shpejt”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Po luhet ndeshja Milan-Spal. Rezultati 1-0
Previous article DUHET TA LEXONI/ Në mesin e njerëzve që kanë 4 fuqi të jashtëzakonshme mund të jesh edhe ti

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT