• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA E CONTES/ Italia do kërkojë në BE rihapjen e temës së bisedimeve me Tiranën e Shkupin
Home
Politikë

DEKLARATA E CONTES/ Italia do kërkojë në BE rihapjen e temës së bisedimeve me Tiranën e Shkupin

31 October, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri italian Giuseppe Conte deklaroi sot se vendi i tij do të kërkojë në çdo takim të ardhshëm të Këshillit Europian që të merret në shqyrtim hapja e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Bashkimin europian.

Këto komente zoti Conte i bëri gjatë një deklarate në përfundim të takimit në Romë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, dy ditë pas një takimi të njejtë që ai pati dhe me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev.

Ndërsa ripohoi se sipas tij, mosmarrja e një vendimi dy javë më parë, ishte një “gabim historik”, kryeministri italian theksoi se perspektiva e zgjerimit mbetet instrumenti më i mirë për integrimin e plotë të dy vendeve ballkanike si dhe për të garatuar një zhvillim të sigurt e të besueshëm.

Duke ju referuar situatës në Shqipëri, ai u shpreh se vendi duhet të zgjidhë krizën politike dhe institucionale për të vijuar përmbylljen e reformave si dhe që në momentin kur vendet anëtare do të duhet të vendosin për zgjerimin, Shqipëria t’i ketë letrat në rregull.

Ai shpjegoi se kishte inkurajuar kryeministrin Rama për nevojën e një hapjeje të qartë kundrejt opozitës, me qëllim që të zhbllokohet situata kritike që prej kohësh tha ai po e pengon vendin të vijojë me reformat e nisura e veçanërisht me atë zgjedhore.

E njëjta ftesë, shtoi ai, shkon dhe për opozitën, që të përqafojë një hapje të tillë me shpirt konstruktiv dhe pa parakushte.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFIRMON VRASJEN E AL BAGDAD/ ISIS emëron liderin e ri (EMRI)
Previous article ÇËSHTJA E STADIUMIT PËR VLLAZNIA-BYLIS/ Ja ku do të luhet sfida e javës së 11 të Superiores

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT