• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E NXORRI NË PRITË SHOKU I FËMIJËRISË/ Gruaja e viktimës: Kjo s’është gjakmarrje, gjakshkeluri nuk është burrë
Home
Breaking News

E NXORRI NË PRITË SHOKU I FËMIJËRISË/ Gruaja e viktimës: Kjo s’është gjakmarrje, gjakshkeluri nuk është burrë

31 October, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mikel Alia eshte presioni qe u shpall ne kerkim nga policia, pasi akuzohet se shiti shokun e fëmijërisë për para, e nxori ne prite dhe me pas ai u gjet i ekzekutar.

Bashkëshortja e 34-vjeçarit të vrarë dhe viktima

Mikel Alia, 40-vjeçari me origjinë nga Domgjoni i Mirditës dyshohet se është personi që ka nxjerr në pritë Eri Zefin, i ekzekutuar më 2 tetor, pak metra larg Rrugës së Kombit në Mirditë.

Dyshimet për nxjerrje në pritë i ngriti bashkëshortja e viktimës, pak ditë pas ngjarjes. Nazli Zefi, u shpreh e bindur se vrasja ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes dhe se dikush e ka prerë në besë burrin e saj.

E pikëlluar nga humbja e njeriut të saj më të dashur, 22-vjeçarja e cila po rrit e vetme djalin 5-muajsh, thotë se nuk arrin ta kuptojë se si shoku i ngushtë e ka shitur.

“Jam shumë e traumatizuar. Nuk mund ta imagjinoj se si ndodhin në Shqipëri të tilla gjëra. Më mungojnë fjalët. E ka prerë në besë për para”, shprehet Nazli Zefi. Ajo tregon se bashkëshorti kishte frikë nga gjakmarrja dhe për këtë arsye ruhej.

“Burri im kishte boll frikë për gjakmarrje, çdo natë binte të flinte me mendime dhe me lot në sy. Ama, me e dërgu burrin tim deri atje në kanal ku nuk ka asnjë njeri dhe me ma humb, kjo nuk është gjakmarrje. Ai që ka bo gjakshkelurin, nuk është burrë. Kunati im, Ndue Zefi, e ka vrarë Martin Ndrecën para njerëzve dhe është dorëzu në Polici duke pranu vrasjen. Kur ka ndodhur konflikti mes Ndue Zefit dhe Martin Ndrecës, Martini e ka marrë burrin tim në telefon, sepse kanë qenë shokë. Por ne ishim në gjumë dhe asnjëri nuk e ka dëgju telefonin. Kur burri mori vesh çfarë kishte bërë i vëllai, u tërbua. Nuk iu besonte se kjo mund të ndodhte mes shokëve.

Çdo natë më thoshte: ‘Është gjynah që Nduja ndodhet në burg dhe s’mundet me pa fëmijët e vet, por ma gjynah se Martini nuk ka. Martini s’mundet më kurrë me i marrë fëmijët e tij në krahë, s’ka më keq’. Atë dhimbje që ka pas familja e Martinit atëherë, atë dhimbje kemi ne tani, sidomos unë me djalin 5-muajsh”, thotë e pikëlluar shtetasja turke. Përveç fenomenit të gjakmarrjes që Nazli nuk arrin ta kuptojë, se si çdo vit merr jetë të pafajshme, tani ajo duhet të përpiqet të kuptojë deri ku arrin pabesia e njeriut, për më tepër e shokut. Ajo kërkon vetëm dy gjëra: “Të vihet drejtësi për burrin tim dhe t’i jepet fund gjakmarrjes duke vrarë njerëz të pafajshëm”./PANORAMA.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA ME DORË TË "HEKURT" NDAJ SHOFERËVE/ 34 të arrestuar dhe 2078 gjoba (VIDEO)
Previous article AKSIDENT NË RRUGËN E KOMBIT/ Plagosen dy shoferët pas... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT