• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Frika nga një virus “i ri”, që mund të infektojë gjithkënd!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Frika nga një virus “i ri”, që mund të infektojë gjithkënd!

31 October, 2019 Redaktor1 OP-ED

I angazhuar prej disa javësh në një projekt për nxitjen e vetorganizimit qytetar, kam patur fatin që të takoj javët e fundit me qindra të njohur e të panjohur, nga Tropoja në Sarandë dhe nga Durrësi, në Librazhd e Poliçan. E do ta vazhdoj këtë tur takimesh, derisa të jenë ngritur “Forumet e Debatit Qytetar” në 60 bashkitë e Shqipërisë dhe 27 Njësitë Administrative të Tiranës.

Eshtë një eksperiencë unikale, me shoqërinë civile dhe përfaqësuesit e grupeve të interesit, jashtë fushatave elektorale dhe përtej flamujve të partive. Një nismë në funksion të vullnetarizmit dhe bërjes bashkë të qytetarëve pa dallime gjinie, moshe, bindjesh politike dhe profesioni për adresimin e halleve të tyre në komunitet, përballë pushtetit.

Përgjatë këtyre dhjetra e dhjetra takimeve të përditëshme, një nga sfidat shtesë ka qenë edhe gara me veten, për ta pasqyruar këtë aktivitet në kohë sa më reale. Ndaj në rrjetet sociale kam patur çdo ditë një numër të pafund postimesh me tekst, foto e video. Në këtë garë mes kohës e nevojës për pasqyrimin e aktivitetit publik, u stepa fort në një moment, teksa kthehesha vonë nga një udhëtim i largët.

Më erdhi ndërmend atë çast, një bisedë e gjatë me një nga aktorët më të telentuar të humorit shqiptar. Rezart Veleshnjën e kisha pëlqyer fillimisht kur hyri si meteor në formatin e “Portokallisë”, për ta zotëruar atë më pas brenda një grupi artistësh të një brezi, që po e lëvron këtë gjini prej mbi një dekade, në standarde të reja për ekranin dhe artin skenik shqiptar.

Si shumë personazhe të njohur të jetës publike, edhe Rezi kish rënë pre e keqpërdorimit të emrit nga një fenomen të vjetër sa vetë mediat. Një student gazetarie, me zellin e një rishtari, kishte keqpërdorur një foto të shumë kohëve më parë. Një person i arrestuar me bujë ato ditë për një çështje penale, kishte hedhur në rrjetet sociale një pozë rastësore, me aktorin e njohur.

Askush nuk e kishte marë mundimin që ta pyeste edhe atë vetë për rrethanat e këtij momenti, sipas rregullave më minimale të gazetarisë. Loja nis e përhapet nëpër mediat e tjera, bashkë me spekullimin. Një virus që nuk imunizon askënd e që rrezikon të infektojë gjithkënd në këtë vend. E vazhdimi dihet.

Për sa kohë që e vërteta lidh këpucët, gënjeshtra e ka mbaruar xhiron e vet, rreth e qark botës. Askush nuk mendon më për familjarët e tu, prindërit, të afërmit dhe shokët që nisin e shqetësohen. Pa llogaritur që humori të ka shkuar edhe vetë për dreq. Mirëkuptues deri në detaj për një situatë ku nesër mund të gjendesha dhe vetë, i kërkova falje, në emër të profesionalizmit në gazetari.

Kjo bisedë mu kujtua ndërsa kthehesha nga rrugëtimi i largët i këtyre ditëve nëpër Shqipëri dhe përpara syve më parakolonin disa nga rastet më të bujshme të bëra publike. Pre kishin rënë jo vetëm nga Fatos Nano e Sali Berisha, nga Ilir Meta, Lulzim Basha e Ben Blushi, por edhe personazhe të tjerë të botës së artit, kulturës, sportit e show biz-it shqiptar.

Ndaj, përtej kënaqësisë që vjen nga një punë e stërmundimshme për një projekt që ti mendon se do i shërbejë shoqërisë, nis e mendon se cila nga ato qindra e mijëra foto që ke shkrepur gjithkund e me gjithkënd, do të ta prishi edhe ty humorin pas disa kohësh apo vitesh! E megjithatë, siç thotë edhe Nënë Tereza, “ti vazhdo e ngjitu”. Sepse raporti i gjithkujt, është me të VËRTETËN!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KULTIVONIN DROGË NË "BAHÇEN" E SHTËPISË/ Arrestohet 47-vjeçarja, në kërkim djali i saj! Ja çfarë iu gjet në banesë
Previous article PAS TAKIMIT ME MITSOTAKIS/ Rama ndryshon grupin negociator për detin, ngrihet komisioni i posaçëm për administrimin e ujërave

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT