• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS TAKIMIT ME MITSOTAKIS/ Rama ndryshon grupin negociator për detin, ngrihet komisioni i posaçëm për administrimin e ujërave
Home
Politikë

PAS TAKIMIT ME MITSOTAKIS/ Rama ndryshon grupin negociator për detin, ngrihet komisioni i posaçëm për administrimin e ujërave

31 October, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Vetëm një ditë pas takimit me kryeministrin, Edi Rama më homologun grek, Qirjakos Mitsotaqis në Athinë, qeveria ka shkrirë grupin negociator për ‘Marrëveshjen e Detit’ të ngritur që në kohën e ish-ministrit Ditmir Bushati, duke reduktuar përfaqësuesit. Pas këtij takimi kryeministri Rama ka firmosur një VKM, ku aktivizon edhe një komision të posaçëm për administrimin e ujërave ndërkufitare.

Komisioni i mëparshëm përbëhej nga 13 anëtarë, ndërsa komisioni i ri do të jetë me 7 anëtarë. Vendimi i qeverisë për “përbërjen dhe funksionimin e komisionit të posaçëm për administrimin e ujërave ndërkutare” është ndërmarrë në mbledhjen e së mërkurës, ku komisioni përbëhet nga 7 zëvendësministra dhe kryetar është përcaktuar zëvendësministri për Punët e Jashtme, por nuk cilësohet se cili prej tyre do të drejtojë komisionin, duke qenë se aktualisht janë dy të tillë, konkretisht Etjen Xhafaj dhe Sokol Dedja. Ndryshe nga komisioni i deritanishëm, që përbëhej nga ministrat, komisioni i ri do të përbëhet nga zëvendësministrat, duke nisur nga zëvendësministri i Jashtëm, që është njëkohësisht edhe kryetar, një zëvendësministër i Brendshëm, zëvendësministër nga Ministria e Mjedisit, zëvendësministër nga ministria përgjegjëse për furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalizimet, zëvendësministër i Energjisë, zëvendësministër i Bujqësisë dhe zëvendësministër i Mbrojtjes.

Ndërkohë, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore ka rolin e sekretariatit teknik të Komisionit dhe do të raportojë periodikisht te Kryeministri Rama për veprimtarinë e Komisionit. Rama pas takimit me Mitsotaqis deklaroi se biseduan për çështjen e kufirit detar, me shpresën se do gjendet një zgjidhje konsensuale.

Me anë të kësaj VKM pritet të shkohet një hap më tej, 9 vjet pas bllokimit të marrëveshjes së qeverisë Berisha me Greqinë, bllokim që erdhi nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila me votim unanim më 26 janar 2010 shpalli në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë “Projekt-marrëveshjen midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e  zonave të tjera detare, që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Vendimi i gjykatës u shpall më 15 prill 2010, vendim i cili gjykoi në themel këtë marrëveshje.

VKM: 

“Vendim për përbërjen dhe funksionimin e komisionit të posaçëm për administrimin e ujërave ndërkufitare

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 8, dhe të pikës 2, të nenit 22, të ligjit nr.111/2012, “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Përbërja e Komisionit të Posaçëm për Administrimin e Ujërave Ndërkufitare (në vijim, Komisioni) është, si më poshtë vijon:

⦁ Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për punët e jashtme, kryetar;

⦁ Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për punët e brendshme, anëtar;

⦁ Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për mjedisin, anëtar;

⦁ Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalizimet, anëtar;

⦁ Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për energjinë, anëtar;

⦁ Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për peshkimin, ujitjen dhe kullimin, anëtar;

⦁ Zëvendësministër i ministrisë përgjegjëse për mbrojtjen, anëtar.

2. Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore ka rolin e sekretariatit teknik të Komisionit dhe kryen këto detyra:

a) Organizon mbledhjet e Komisionit dhe njofton anëtarët;

b) Planifikon dhe harton projektaktet, sipas tematikave përkatëse;

c) Realizon çdo detyrë tjetër që i ngarkon kryetari i Komisionit;

ç) Raporton periodikisht pranë Kryeministrit për veprimtarinë e Komisionit.

3. Komisioni ngarkohet për administrimin e ujërave ndërkufitare, administrimin e marrëdhënieve me shtetet kufitare për këto ujëra, duke u bazuar në legjislacionin shqiptar, në marrëveshjet ndërkombëtare, konventat dhe protokollet e nënshkruara nga Republika e Shqipërisë.

4. Komisioni ka të drejtë të krijojë nënkomisione me ekspertë të fushave përkatëse për probleme dhe çështje specifike.

5. Titullarët e institucioneve përgjegjëse të përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, caktojnë përfaqësuesit e tyre në këtë Komision.

6. Vendimi nr.177, datë 26.3.2014, i Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, përbërjen, funksionimin, përgjegjësitë dhe detyrat e Komisionit të Posaçëm për Administrimin e Ujërave Ndërkufitare”, i ndryshuar, shfuqizohet.

7. Ngarkohen Komisioni i Posaçëm për Administrimin e Ujërave Ndërkufitare, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe institucionet e përmendura në pikën 1, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Frika nga një virus “i ri”, që mund të infektojë gjithkënd!
Previous article SHTYRJA E NEGOCIATAVE/ Prestigjozja zvicerane analizon lëvizjet politike në rajon: BE po çon Ballkanin në duart e Rusisë

k.autor

Postime të ngjashme

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ Ja amendamentet që u miratuan, kritika për... Politikë

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ Ja amendamentet që u miratuan, kritika për...

PASURITË E GRUPIT "DIZDARI" NËN SEKUESTRO/ Bllokohen prona, toka, vila, hotele e llogari bankare me vlerë 150 mln € Aktualitet

PASURITË E GRUPIT "DIZDARI" NËN SEKUESTRO/ Bllokohen prona, toka, vila, hotele e llogari bankare me vlerë 150 mln €

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Politikë

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT